Leonora Poloska, Alma Bektashi, Rozana Radi, Redon Makashi, Kejsi Tola, Kamela Islamaj, Vivian Biagioni, Ergita, Droulias Brothers, Nadeshiko një grup artistësh nga Japonia, dhe të tjerë artistë ndriçuan skenën e e spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”, që këtë vit erdhi në sezonin e dhjetë. Prej vitesh ky spektakël i bashkohet jetës artistike në Tiranë, ku në këtë muaj festash u zhvillua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Krishtlindje në Tiranë” erdhi i kuruar deri në detaje nga producenti e prezantuesi Sokol Guga, i cili edhe këtë vit solli një spektakël me emrat më të mirë të skenës dhe televizionit. Ky edicion për të gjithë shqiptarët u transmetua në datë 24 dhjetor në Klan Plus Hd, për të kremtuar Krishtlindjet të gjithë bashkë. Spektakli “Krishtlindje në Tiranë” erdhi nën firmën e prezantimit të tre emrave të njohur, Sokol Guga, ikona e njohur e ekranit dhe drejtësisë znj. Eni Çobani dhe autori e prezantuesi Albert Dumani. Producenti Guga na solli në vëmendje disa detaje shumë interesante për këtë sezon të 10-të të këtij spektakli në Tiranë. “Ky edicion solli jo vetëm artistë të rinj, pra emra të rinj si Alisa Zhapa, Emily Dervishi e Natali Lalaj, por edhe emrat më big të këngës e artit shqiptar. Për herë të parë, pjesë të spektaklit “Krishtlindje në Tiranë” ishin edhe një grup artistesh japoneze që kënduan një këngë në shqip si dhe Droulias Brothers grupi fantastik i cili shkundi skenën e TKOB. Gjithçka u gërshetua bukur me muzikën e Krishtlindjeve, ky është një ngacmim që producenti muzikor Gent Myftaraj i bën publikut. Sigurisht nuk munguan pjesë kërcimi nga pasionantë si Elvira Muglica por edhe profesionistë të kësaj fushe, e cila është pjesë përbërëse e këtij spektakli”, shprehet Guga. Gjithashtu u vlerësuan me Sahatin e Tiranës filantropë si Florenx Kullani e Mehmet Prishtina, Bardhyl Hoxha, Luli Karaj dhe stilistja e mirënjohur nga Kosova Nadire Zymberi. Gjithçka mori formë në 24 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku u festua me dinjitet edicioni i 10-të në skenë. Skenografia edhe e këtij edicioni iu besua skenografit të mirënjohur Bledar Gërcaliu, i cili si gjithmonë krijoi magji në skenën e “Krishtlindje në Tiranë”
E padyshim ky ishte suksesi jubilar i producentit dhe moderatorit Guga. Suksese në edicione të tjera!
Advertisement