Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Jetë të trazuara” /Misioni humanitar i Ina Malhanit

Më 11 dhjetor 2024, tek Federata e Paqes në Tiranë, u organizua promovimi i librit “Jetë të trazuara”, një vepër që sjell në dritë jetën dhe misionin bamirës të Ina Malhanit, të njohur nga të gjithë si “Nëna Ina”. Libri, i shkruar nga autori i ndjerë Neshat Hodobashi, përmbledh historinë e jashtëzakonshme të një gruaje që ka ndihmuar qindra njerëz dhe ka përhapur dashuri dhe shpresë në çdo hap të jetës së saj.

Promovimi i librit, i cili fillimisht ishte planifikuar pak ditë më parë, u shty për shkak të ndarjes nga jeta të autorit Hodobashi vetëm një ditë para eventit.

Një mbrëmje përkujtimi dhe mirënjohjeje

Advertisement

Në atmosferën e veçantë të eventit ishin të pranishëm familjarë të autorit, përfshirë djalin e tij Bledi Hodobashi, miq, gazetarë, artistë dhe njerëz që Ina ka ndihmuar ndër vite. Ndër ta ishin edhe këngëtarë dhe artistë të vegjël që krijuan një program të bukur dhe emocional për të nderuar veprën e Inës dhe autorin e ndjerë.

Të pranishmit ishin dhe:

  • Mimoza Vasku, redaktorja e librit nga “Botimet Emal”;
  • Znj Katerina Minollari, Kryetare e Gruas në Federatën e Paqes së Shqiperisë
  • Kozeta Zavalani, poete dhe gazetare
  • Besije Selami, infermiere;
  • Hysni Kuka, drejtori i Azilit “Kuka”
  • Flutura Maçi,  piktore
  • Lirika Musollari, shoqe e znj. Malhani në shkollën e mesme “8 Nëntori” në Tiranë
  • Albana Barçi, nga Universiteti Ufo, e cila recitoi një poezi nga libri i autori dhe i dhuroi Inës një libërth të krijuar nga vetë Albana për humanizmin e znj. Malhani!

Atmosfera u pasurua me interpretime dhe këngë nga artistë të njohur. Këngëtarja Hatixhe Lushi preku të pranishmit me zërin e saj të veçantë, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe emocional. Gjithashtu, artistë të vegjël si Leo Masheqaj një artist i vogël me botë të bukur, dhe pjesëmarrës të tjerë kontribuan me një program artistik që nderoi si autorin e ndjerë ashtu edhe heroinën e librit, “Nëna Inën”.

“Nëna Ina” – Një simbol i dashurisë dhe shërbimit

Ina Malhani, e rritur në shtëpinë e fëmijës, ka treguar një përkushtim të pashoq ndaj njerëzve në nevojë. Frymëzuar nga shenjtorja Nënë Tereza, ajo filloi që në rini të ndihmonte vullnetarisht në institucionin humanitar “Motrat e Nënë Terezës”. Takimi i saj me Nënë Terezën në vitin 1995 la gjurmë të thella në jetën e saj, duke e frymëzuar për të shërbyer më vonë në Kalkutë.

Në Indi, Ina shërbeu për dy muaj, duke ndihmuar lebrozët dhe të tjerë në nevojë. Ajo ndan me emocion historinë e një vajze 5-vjeçare me autizëm dhe këmbë të prera, e cila mbetet një nga kujtimet më prekëse të jetës së saj humanitare.

Në më shumë se tre dekada, Ina ka dhuruar gjak, duke shpëtuar 33 jetë njerëzish. Për këtë, ajo është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, dhe ka marrë dy medalje nga vetë Nënë Tereza. Ajo ka qenë gjithashtu e ftuar dhe dekoruar në Vatikan për shërbimin e njerëzve të sëmurë dhe ndihmë e njerëzve të pamundur.

Një homazh për autorin dhe heroinën e librit

Libri “Jetë të trazuara” nuk është thjesht një biografi, por një pasqyrë e jetës së një gruaje që, megjithëse është rritur pa një familje biologjike të fortë, ka dhuruar dashuri dhe shpresë për të gjithë ata që kanë pasur nevojë. Promovimi i kësaj vepre ishte një homazh për Neshat Hodobashin, i cili punoi me pasion për të sjellë këtë histori frymëzuese tek publiku.

Ina Malhani, e njohur si “Nëna Ina”, mbetet një shembull i përkushtimit human dhe i shpirtit të palodhur që punon për të ndryshuar botën për mirë.

Përgatiti: Fabjola Kuburi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Krishtlindje në Tiranë 10”, suksesi jubilar i Sokol Gugës

Next Post

Greta Shaho: Dashuria për artin dhe traditën shqiptare

Advertisement