Anketa e fundvitit/ Si ishte për ju 2024 dhe çfarë prisni nga viti i ri 2025?
Gazmend Agaj, gazetar
Viti 2024 për mua personalisht ka qenë i mirë, ku kam realizuar objektivat e mia personale dhe profesionale. Ky vit më është dukur se ka ikur më shpejt, ngaqë kam patur dhe mjaft angazhime. Puna si gazetar më ka bërë që të jem i rrethuar me artistë dhe miq të mirë gjatë gjithë këtij viti.
Ndërsa për vitin 2025 dëshiroj së pari shëndet të mirë, dhe arritje të tjera në fushën profesionale. Do jem sërisht i përkushtuar në profesionin tim, për të dhënë më të mirën e mundshme në realizimin e objektivave. Uroj që 2025 të jetë një vit i mbarë dhe i begatë për gjithë shqiptarët.
Advertisement