Anketa e fundvitit/ Si ishte për ju 2024 dhe çfarë prisni nga viti i ri 2025?
Flutura Dega, farmaciste
Viti 2024
Për mua ka qenë një vit i realizuar, i mbarë, aktiv dhe i suksesshëm.
Falënderoj Zotin që gëzojmë shëndet të plotë familjarisht. Ishte një vit ku objektivat e fëmijëve tanë u bënë realitet, dhe ditët e suksesshme më shoqëruan. Kam takuar njerëz të mirë, me qëllime të larta, të cilët janë bërë pjesë e punës sonë. Forever është një kompani e mundësive të mëdha, dhe realizimet e mia vijnë nga një bashkëpunim i shkëlqyer me grupin tim që po rritet dita-ditës, bazuar në parimet e kompanisë.Viti 2025
Për mua, 2025-a do të jetë edhe më i suksesshëm. Do të jem më aktive në punën time, duke organizuar seminare dhe aktivitete me grupin tim, si dhe me ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për rrugën drejt suksesit dhe për produktet tona bimore.
Të punosh me Forever dhe të jesh një Senior Manager është një privilegj i veçantë. Të punosh për veten, ndërkohë që ndihmon shumë të tjerë, është një kënaqësi e madhe për mua.Jam e lumtur, e plotësuar dhe falënderuese pa fund që po pres vitin 2025. Uroj që të kemi shëndet të plotë!
Advertisement