Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Enkeleda Prifti: Një vit sfidash dhe suksesesh në “Kohinoor Galerie“

??????????

Anketa e fundvitit/ Si ishte për ju viti 2024 dhe çfarë prisni nga viti i ri 2025?

Enkeleda Prifti, sipërmarrëse

Viti 2024 ishte një periudhë plot sfida, por edhe kënaqësi arritjesh për mua dhe “Galerinë Kohinoor” – një concept store ku bashkohen në harmoni stili unik dhe minimalist skandinav i veshjeve nga disa prej brandeve më të njohura daneze dhe suedeze, si dhe eleganca e punimeve artizanale të këpucëve nga brande italiane me traditë shumëvjeçare. Prej më shumë se tri dekadash në një treg konkurrues, jam krenare që “Kohinoor Galerie” vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara në Tiranë për ata që kërkojnë stil, cilësi dhe një shërbim të personalizuar.

Advertisement

Gjatë këtij viti, kemi prezantuar koleksione të reja nga krijues të njohur të modës skandinave, të cilat janë pritur ngrohtësisht nga klientët tanë – individë që e shohin modën si një formë të shprehjes personale. Kjo na ka ndihmuar të forcojmë pozicionin tonë si një markë që reflekton sofistikim dhe elegancë. Jam thellësisht mirënjohëse për klientët besnikë që na kanë mbështetur dhe për ekipin tim të shkëlqyer, i cili me pasion dhe përkushtim e bën “Kohinoor Galerie” një vend unik.

Në vitin 2025, synojmë të zgjerohemi më tej duke sjellë koleksione të reja nga brande të tjera prestigjioze dhe duke ofruar trende e bashkëpunime ekskluzive që do të përmbushin pritshmëritë e klientëve tanë. Po ashtu, do të fokusohemi në krijimin e një eksperience edhe më unike për çdo vizitor të galerisë sonë. Shpresoj që ky vit të jetë i mbushur me suksese dhe frymëzim për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre.

Gëzuar festat e fundvitit dhe një vit të ri plot arritje e gëzim për të gjithë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vilma Kërçiku: Një reflektim për 2024 dhe një urim plot shpresë për 2025

Next Post

Florenx Kullani: 2024 vit arritjesh, 2025 motivim për më shumë

Advertisement