Bona Miekley është një life coach (trajnuese për jetën) e njohur në Shqipëri dhe drejtuese e organizatës MomCo, e cila mbështet nënat në udhëtimin e tyre të mëmësisë. Ajo ka ndihmuar shumë individë në procesin e zhvillimit personal dhe ka frymëzuar të tjerët për të arritur versionin më të mirë të vetes. Në këtë intervistë, Bona tregon se si përvoja e saj personale e bëri të shikonte jetën dhe sfidat me një perspektivë të re, duke i dhënë kuptim dhe rëndësi transformimeve të brendshme. Ajo tregon gjithashtu ndikimin e jetës në SHBA, rëndësinë e ekuilibrit ndërmjet vetëdijes dhe veprimeve, sfidat që individët përballen në rrugëtimin e tyre për t’u bërë më të mirë, dhe këshillat për të kapërcyer pengesat në një botë të shpejtë dhe plot ndryshime. Ky bisedë është një burim frymëzimi për ata që kërkojnë të transformojnë jetën e tyre dhe të bëhen një version më i mirë i vetes.
-Bona, ti je një life coach shumë e njohur në Shqipëri dhe drejtuese e organizatës së nënave MomCo e cila ndihmon nënat në udhëtimin e tyre të mëmësisë. Si e gjete këtë rrugë apo të gjeti ajo ty? Çfarë e bëri atë kaq tërheqëse për ty?
Advertisement
-Udhëtimi im si life coach ka filluar me një përvojë personale që ushqeu pasionin tim për të ndihmuar të tjerët Kur u bëra nënë përvec gëzimit të jashtëzakonshëm që mbaja vajzën time në krahët e mia kisha momente kur ndihesha e vetmuar, e lodhur dhe e shkëputur nga bota përreth. Po e kuptoja që po humbja një pjesë të vetes ndërsa përpiqesha të plotësoja nevojat e të tjerëve. Në atë kohë, gjeta frymëzim përmes burimeve shpirtërore, dhe mbështetjes nga familja dhe miqtë e mi. Ajo që më ndryshoi ishte një mësim i fuqishëm: që për të qenë mbështetje për të tjerët, së pari duhet të mbushja shpirtin dhe mendjen time. Gjatë këtij procesi të transformimit, kuptova se historia ime mund të ndihmonte shumë gra dhe nëna të tjera.
-Di që ke jetuar familjarisht 24 vite në SHBA, si ka ndikuar jeta jote atje në metodologjinë tënde si life coach?
-Jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka ndikuar perspektivën time për “life coaching”. Atje kam njohur shumë njerëz të kulturave të ndryshme duke filluar nga bashkëshorti im dhe familja e tij që e kanë zgjeruar të kuptuarin tim për sfidat dhe qëndrueshmërinë njerëzore, dhe kjo më ka bërë më empatike dhe më ka frymëzuar ta shoh “life coaching” jo vetëm si një mjet për të zgjidhur problemet por edhe si një rrugë për të ndihmuar njerëzit të shpalosin potencialin e tyre.
-Si mund të ndihmojmë njerëzit të bëhen një version më i mirë të vetes së tyre në një shoqëri që shpesh është shumë e shpejtë dhe në ndryshim marramendës, duke qenë se motoja jote është “Unë të ndihmoj të bëhesh versioni më i mirë i vetes”?
-Të bëhesh një version më i mirë i vetes në botën e sotme dinamike kërkon përkushtim, fokus dhe ekuilibër. Çelësi është përparimi, jo përsosmëria. Fokusohu në një ose dy fusha në jetën tënde në dhe kujto se edhe ndryshimet e vogla mund të sjellin transformime të mëdha me kalimin e kohës.
-Çfarë është më e rëndësishme për ty në procesin e zhvillimit personal: vetëdija e brendshme apo veprimet që ndërmarrim për të ndryshuar jetën tonë?
-Unë besoj se të dyja, si vetëdija ashtu edhe veprimet, janë thelbësore për të krijuar ndryshime domethënëse në jetën tonë, por ato kanë qëllime të ndryshme dhe plotësojnë njëra-tjetrën.
Vetëdija ka të bëjë me njohjen se ku je, kuptimin e emocioneve të tua, dhe realizimin e asaj që duhet të ndryshojë.Pa vetëdije, veprimet e tua mund të jenë pa qëllim ose drejtim. Nga ana tjetër veprimi është ai që e transformon vetëdijen në rezultate. Pasi të dish çfarë duhet të ndryshosh, të bësh diçka për këtë është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Pa veprim, vetëdija mbetet passive, nuk sjell rritje apo përmirësim. Nuk ka të bëjë me zgjedhjen e njërës mbi tjetrën; bëhet fjalë për ekuilibër. Vetëdija dhe veprimi janë si dy shinat e trenit që të ndihmojnë të shkosh në destinacionin e duhur
-Cilat janë disa nga sfidat më të mëdha që ndeshen individët kur përpiqen të bëhen më të mirë, dhe si mund t’i kapërcejnë ato?
-Të bëhesh versioni më i mirë i vetes është një udhëtim sa shperblyes por edhe sfidues. Disa prej këtyre sfidave janë frika nga dështimi, krahasimi me të tjerët,mendimi negativ për veten,mungesa e motivimit, ndjenja e vetmisëe, frika nga ndryshimi. Frikën nga dështimi shikoje si një mundësi për tu rritur dhe mësuar. Kur krahasoheni me të tjerët praktikoni mirënjohjen per te vleresuar sa shume progres keni berë.Sa herë qe keni mendime negative perqendrohuni ne pikat tuaja të forta dhe sukseset e mëparshme . Kur nuk keni motivim ndaje qellimin tend ne hapa te vogla dhe te menaxhueshme. Kur ndjehesh i vetmuar rrethohu me njerëz që të inkurajojnë dhe të frymëzojnë dhe kur kini frikë nga ndryshimi kujtojini vetes përfitimet që ndryshimi do të sjellë
-Si e vlerëson ndikimin e teknologjisë dhe mediave sociale në zhvillimin personal të individëve, dhe a ka ndonjë këshillë për ata që përballen me këtë presion?
-Ndikimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale në zhvillimin personal është i rëndesishem, sepse ndikom në mënyrën se si individët mësojnë, rriten dhe ndërveprojnë. Megjithëse këto mjete kanë përfitime të shumta, ato gjithashtu sjellin presione të konsiderueshme. Do sugjeroja që të vendosni kufij për të kufizuar kohën e përdorimit gjatë orarit te punës. Praktikoni detax dixhital. Angazhohuni ne aktivitete ose hobe praktike që nuk përfshijnë ekranin. Ndiqni llogari dhe komunitete që frymëzojnë edukojnë dhe përputhen me vlerat e tua personale.
-Kur jemi të rrethuar nga njerëz që nuk mbështesin zhvillimin tonë, si mund të mbrojmë energjinë dhe motivimin për të vazhduar përpara?
-Përballja me mosmiratimin e të tjerëve lidhur me rritjen tënde personale mund të jetë sfiduese, por është e rëndësishme të kujtosh se udhëtimi yt është vetëm i yti. Ja disa strategji praktike që më kanë ndihmuar për të mbrojtur motivimin dhe energjinë time.
Kujtoi vetes përse e fillove udhëtimin ne rritjen tënde personale. Veprimet e tua duhet te përputhen me vlerat dhe qëllimet e tua dhe jo me pritshmëritë e të tjerëve. Distancohu nga ata që kanë negativitet të vazhdueshëm. Përdor çdo kritike ndërtuese për tu përmirësuar por mos lejo që kritikat e padrejta të të shkurajojnë. Kujdesu për veten duke bërë aktivitet fizik,meditim dhe gjumë të rregullt që të fitosh energji mendore dhe emocionale. Lexo libra, dëgjo podkaste që tregojnë histori se si njerëz përpara teje i kane kaluar sfida e ngjashme.
Krijo një imazh të qartë në mendjen tënde për personin që dëshiron të bëhesh.
Fali të tjerët që nuk e kuptojnë rrugëtimin tënd. Mëria mund të të lodhë dhe të të largojë nga qëllimet e tua. Rritja jote personale nuk ka për qëllim të kënaqë të gjithë; ka për qëllim të përmbushë potencialin tënd dhe të të sjellë lumturi.
P.s. Për sessione life coach scanoni kodin QR më poshtë dhe na shkruani