Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ylli i “It Ends With Us”, Justin Baldoni, rrëfen për ankthin gjatë xhirimeve; Ai film nuk ishte vetëm lule dhe trëndafila për mua

Justin Baldoni ka folur hapur për procesin e vështirë të xhirimit dhe regjisë së filmit It Ends Ëith Us, së bashku me Blake Lively, dhe momentin e veçantë që gati e çoi në ankthdhe depression gjatë xhirimeve të filmit.  Justin Baldoni, i cili kishte dy detyra në “It Ends With Us “, nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ai jo vetëm që Justin ishte në rolin kryesor, përballë Blake Lively, por ai ishte edhe regjisori i filmit, i bazuar në romanin popullor të Colleen Hoover, u b♪7 injohur në BookTok. “Është një vend shumë i çuditshëm për të qenë, aq më tepër për të drejtuar dhe njëkohësisht për të luajtur një personazh që bën ato që bën Ryle në film,” tha ai. “Ka pasur momente gjatë xhirimeve, ku unë thjesht kam dashur të largohem. Kam pasur nevojë të largohem dhe të përpiqem të shpëtoj nga ndjesitë. Kam bërë shumë terapi somatike, sepse kishte momente që dridhesha nga ankthi që më shkaktonte ai rol”

Për Justin,të luante Ryle Kincaid, burri abuziv i personazhit të Blake, Lily Bloom, kontribuoi në rritje të stresit. Aq shumë sa, ai gati përjetoi ankth gjatë xhirimeve. “Ka një moment në film, ku Ryle gjen telefonin e Lily-t,” tregon ai, “dhe gjen një numër telefoni. Ai është shumë xheloz, është i thyer dhe është i zemëruar. Në fakt ai nuk i bën dëm, por mund ta shohësh në sytë e tij se sa i rrezikshëm është. Pas atij momenti, unë pata një thyerje të gjendjes sime psikologjike.”

Advertisement

Ai shtoi, “Kisha nevojë të ikja, të qaja dhe të dridhesha sepse kishte kaq shumë dhimbje dhe ndjesi në atë rol .”

Justin pranoi se ishte e vështirë të ikte nga një personazh kaq të dhunshëm, pasi ai ndiente se kishte mbajtur trauma të personazhit të tij. Pjesë e kësaj ishte përpjekja për të kuptuar se si trauma e Ryle shfaqej në natyrën e tij të dhunshme.

“Çfarë bën ai është rezultat i asaj që ai ka mbajtur brenda vetes, dhe ajo që është e vështirë kur e mban atë në trupin tend. Problemi është se trauma jeton në trupin tënd për atë që unë përjetova e kam vuajtur për disa kohë” shpjegoi ai. “Është krijimi i pasigurisë, dhimbjes dhe ndjenjës që nuk duhet të jesh kurrë në jetë.”

Iu deshën katër muaj që, pasi filmi doli, të shkëputej nga ky personazh. Siç theksoi ai, “Kisha ëndrra të tij për një kohë,” zbuloi ai, “Ryle ka jetuar në trupin tim, por mendoj se tashmë pjesa më e madhe e karakterit të tij është larguar nga unë.

Jashtë ekranit, “It Ends With Us ” ishte në qendër të dramave të veta, me thashethemet për grindje që u përhapën mes Justin dhe Blake,e cila gjithashtu ishte producente e filmit. Kjo u përkeqësua edhe nga fakti që ata nuk pozonin më për fotografitë e kastit dhe nuk dilnin në konferenca për shtyp së bashku.
Ndërsa as Justin dhe as Blake nuk e komentuan thashethemin për grindjen, regjizori kishte vetëm fjalë lavdëruese për idetë dhe kontributet e Blake si producente ekzekutive.

“Ajo ishte jashtëzakonisht e përfshirë, dhe vërtet e bëri atë film më të mirin,” tha Justin për “Access Hollywood “. “Kishte shumë raste kur unë thjesht largohesha dhe e lija atë të merrte udhëheqjen.”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Në kërkim të së vërtetës kulturore, Egla Xhemali dhe misioni i saj në “Odeon”

Next Post

"Nuk është e lehtë, por nuk është as fundi i botës", Amos tregon si e përjetoi motra e tij divorcin me Princ Lekën

Advertisement