Autizëm një fjalë

Që vonë e mësuam

Ashtu papritur

Gëzimet i harruam

Të gjithë habitshëm më panë

Ca më lënduan,ca më shanë

A thua vallë ishte faji im

Që disa prindër i shtyu ne krim?

Të tjerë më pranuan por ishin të paktë

Llogaritë nuk i kishin bërë saktë

Autizmi pa pyetur në sofër ju ul

Ashtu padashur një thikë në zemër u ngul

A-është autonomi

Atë që unë se kam,e ke ti

Ma shtrij nje herë të vetme dorën

Nuk dua salltanete,mbretit ja kam lënë kurorën

U-është zemra qe ulërin

Kur te mërzis,qenia më ngrin

E pastaj shpejt pendohem

Jam i ndryshëm,dua të pranohem

T- është trimëri i tillë jam

Kam shpirt,ashk kam xhan

E nuk kam tjetërkënd përvec jush

Nje përqafim i juaji,jetën ma mbush

I-është integrim

I lirë jetoj në habitatin tim

E nuk pres nga ju me zinxhirë të më rrethoni

Me lini te jem vetja,ndryshe më ngushtoni

S-është special,të tillë më bëri Zoti

A rëndon më shumë buzëqeshja a loti

E kështu jam dëshmitar i kalvarit tuaj

Kur ju vuani edhe unë vuaj

M-është mirësi e këtë e kam me shumicë

Jam prioritet nuk jam pakicë

Mos me gjyko,e mos thuaj unë apo ai

Diferencën e bën të qenit njeri

Sprovat janë për njerëzit më të mirë

Edhe pse trupi juaj nga plaget është nxirë

Më falni,pa faj jetën me siklete jua kam mbush

E di,jam i sigurtë,atje tej me mall më pret dikush

Gentjan Masha

Në respekt të gjithë atyre prindërve e të afërmve që kanë një sprovë të tillë në familjet e tyre. Zoti jua lehtësoftë e ju dhëntë durim e mos harroni se të gjithë sëbashku dorë për dore mund t’a bëjmë Autizmin të flasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here