Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anila Hetoja, pjesë e edicionit të 9-të të Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit- Struga 2024

U mbyll me sukses edicioni i 9-të i Simpoziumit Ndërkombëtar i Artit- Struga 2024

Nga Dr. Jëlldëz Asani, historiane e artit në Universitetin e Tetovës

Advertisement

Struga, një qytet i vogël në bregun e Liqenit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut, është një thesar i vërtetë kulturor dhe artistik. Me një histori të pasur dhe një peizazh natyror që frymëzon, Struga ka qenë prej kohësh një qendër e rëndësishme ku çdo vit, qyteti merr jetë me ngjyrat, tingujt dhe vargjet e poezisë të cilin e vizitojnë artdashës nga e gjithë bota.

Po ashtu, Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit Pamor është një ngjarje e rëndësishme drejt bashkëpunimit dhe këmbimit kulturor, ku artistët nga e gjithë bota vijnë së bashku për të ndarë dhe festuar laramaninë e shprehjeve artistike. Ky simpozium nuk është vetëm një ngjarje ku talenti dhe kreativiteti shfaqen në formën më të pastër, por gjithashtu një vend ku mund të lindin bashkëpunime të reja dhe ku mund të zhvillohen projekte të përbashkëta që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimet lokale dhe ato ndërkombëtare. Përmes diskutimeve, punëtorive dhe ekspozitave, ky simpozium sjell një frymë të re në qytetin ku mbahet, duke e bërë atë një qendër të rëndësishme për artin dhe kulturën. Kjo ngjarje jo vetëm që promovon artin pamor, por gjithashtu ndihmon në ndërtimin e urave të komunikimit dhe rëndësisë që arti ka në shoqërinë globale dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor.

Kjo ekspozitë përmbyllëse shënon kulminacionin e ditëve të gjata të punës së palodhshme, ku çdo ide që ka lindur në heshtje dhe çdo frymëzim që ka marrë formë në ambientin fantastik dhe miqësor të simpoziumit. Është një moment kur arti flet për veten, duke hapur një dialog të heshtur por të fuqishëm me ata që e shikojnë dhe e përjetojnë atë.

Artistët pjesëmarrës nga vende të ndryshme si  Spanja, Romania, Italia, Rusia, India, Shqipëria, Bullgaria, Kosova, Turqia, Sërbia dhe Maqedonia sollën në skenë jo vetëm talentin, por edhe pjesën më të ndjeshme të shpirtit të tyre, duke u bërë ura mes qenies njerëzore dhe bukurisë që tejkalon kohën dhe hapësirën. Kjo është dëshmi e përkushtimit të tyre të palëkundur dhe dëshira për të prekur thellësisht çdo person që ka fatin të jetë pjesë e kësaj përvoje të pakrahasueshme. Kjo është esenca e vërtetë e artit – të komunikosh, të ndash dhe të festosh në një përvojë të përbashkët artistike nëpërmjet një gjuhë universale që bashkon njerëzit pavarësisht origjinës ose kulturës.

Ndjeshmëria artistike në këto vepra na shfaqet nëpërmjet një përzierje të stileve që krijon një larmi të pasur vizuale që sfidon konceptet tradicionale të bukurisë dhe formës. Artistët kanë eksploruar lirizmin ekspresiv, duke përdorur ngjyra të guximshme dhe piktura të mëdha për të transmetuar emocione të forta. Poashtu edhe elementet surrealiste dhe abstrakte shtojnë një shtresë të mistershme të ngjeshur me simbolika dhe metafora që reflektojnë realitetin e ndërlikuar në të cilin jetojmë.

Në një botë ku arti dhe kultura janë në ndryshim të vazhdueshëm, mbështetja e iniciativave artistike është thelbësore për të siguruar që zërat unikë të krijuesve të dëgjohen dhe të vlerësohen. Përkrahja nga organizatorët dhe kompanitë private jo vetëm që ndihmon në mbijetesën e këtyre iniciativave, por gjithashtu kontribuon në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Kjo përkrahje hap rrugën për një mjedis të pasur kulturor ku arti mund të shprehë dhe të sfidojë, të frymëzojë dhe të ndriçojë, duke u bërë një burim i pashtershëm i inovacionit dhe të bukurës. Duke investuar në art, ne investojmë në të ardhmen e kulturës dhe në frymëzimin e brezave që do të vijnë.

Faleminderit të gjithë atyre që kontribuojnë në këtë mision fisnik, duke ndihmuar artin të lulëzojë dhe të mbetet pjesë jetike e shoqërisë sonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Opinione për politikën në Ballkan! Nga Anja Dinion

Next Post

Anila Hetoja, participant to the 9th edition of International Art Symposium - Struga, NKM 2024

Advertisement