Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Poshtë Berisha, rroftë berishizmi! Nga Agron Berdaj
Mbante mbyllur në banesë gruan, nënën dhe vajzën, arrestohet 35-vjeçari. Sa herë largohej i bllokonte familjarëve valët e telefonit
“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”! Producenti Guga mbledh biznesmenët humanistë nga të katër anët e globit

Mbante mbyllur në banesë gruan, nënën dhe vajzën, arrestohet 35-vjeçari. Sa herë largohej i bllokonte familjarëve valët e telefonit

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi mbante mbyllur në banesë, nënën, gruan dhe vajzën e tij.

Shtetasi identifikuar si Jetnor Zhaboli po ashtu ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike mbi gruan e tij vazhdimisht.

Në momenti që 35-vjeçari largohej nga shtëpia, i mbyllte brenda familjarët e tij, i bllokonte valët e telefonit dhe i monitoronte me kamera.

Advertisement

Njoftimi i policisë:

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DVP Tiranë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.

Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Burimi:Gazeta Shqiptare

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poshtë Berisha, rroftë berishizmi! Nga Agron Berdaj

Next Post

“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”! Producenti Guga mbledh biznesmenët humanistë nga të katër anët e globit

Advertisement