Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

FRUTA NË MËNGJES? NGA VITABIOLINK

Debati lidhur me konsumimin e frutave në mëngjes është ende një temë e hapur për studiuesit të cilët sjellin konkluzione të ndryshme lidhur me aprovimin ose jo të konsumimit të frutave me stomakun e zbrazur.

Sipas referimeve të vet konsumatorëve dëshmitë janë sërisht të ndryshme .

Advertisement

Pacientët me refluks gastrit, diabet, alergji, sinuzit, migrenë, artrit ..dëshmojnë që konsumimi i frutave shkaktonte agravimin e simptomave .

Ndërkohë, pacientët që kishin konstipacion, keqtretje, metabolizëm joaktiv, imunitet të dobët …u vu re që frutat luanin një rol pozitiv lidhur me simptomat.

Studiuesit sot këtë temë e kanë lënë të vlerësohet nga vet pacienti dhe metabolizmi i secilit  por ndërkohë duhen kujtuar disa këshilla lidhur me konsumimin e saktë të frutave dhe gabimet që ndodhin kur miksohen gjatë vakteve me ushqime të tjera jo të duhura.

“Të gjitha frutat përmbajnë enzima aktive dhe acide frutash si acidi citrik, tartarik, fumarik, acidi oksalik dhe acidi malik që reagon shpejt me acidin laktik në produktet e qumështit dhe nuk përzihet mirë me perimet, drithërat dhe produktet e mishit duke krijuar mbetje metabolike të patretura.  

Këto kombinime të papajtueshme mund të pengojnë metabolizmin dhe tretje të gabuar.

Kini parasysh të hani fruta vetëm ose t’i lini ato vetëm!  Frutat nuk duhet të përzihen me perime, bulmet, drithëra dhe bishtaja ose mish pasi mund të bëhen toksike.  Megjithatë, frutat përzjer me fruta të thata nuk përbën gabim  pasi ato vijnë nga e njëjta familje.

Frutat ideale që mund të konsumoni në mëngjes janë :

Molla : Duke qenë të pasura me fibra dhe antioksidantë, mollët janë të lidhura me një rrezik më të ulët të disa sëmundjeve si diabeti, shëndeti i zemrës dhe kanceri.

Karrota: Vitamina C, kalciumi, hekuri, biotina, vitamina K1, kaliumi, vitamina B6 dhe luteina janë të gjitha të pranishme në karota.  Karrotat janë të shijshme edhe nëse i hani të gjalla.  Por nëse doni të jeni pak eksperimentues në lidhje me të, mund ta përdorni në sallata ose mbështjellje.

Ananas, fruta pylli, banane gjithashtu mund të jenë alternativë për burim elementësh ushqyese.

Nëse konsumimi i tyre me stomak të zbrazur ju shqetësojnë atëherë vlerësoni një alternativë të dytë për mëngjes.

✍️ VITABIOLINK

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kanë 61 vite diferencë, 24-vjeçarja: Është më i vjetër se gjyshi im, po mundohemi të kemi një fëmijë

Next Post

Arsyeja biologjike pse nuk ndahesh dot nga ai edhe kur nuk të bën të lumtur

Advertisement