Një super produksion artistik është në ardhje. “Bailamos” spektakli i vitit, do të të transmetohet në Klan Plus dhe Klan Macedonia përgjatë të gjithë muajit shtator duke hapur kështu siparin e sezonit artistik televiziv.

Një arritje tjetër e producentit Sokol Guga, në bashkëmoderim me Albert Dumanin, një figurë e mirënjohur ekrani, sjellin vallëzimet e yjeve ndërkombëtar. Ç’nuk do të ndodhë në skenën e krijuar me elegancë dhe art në Grand Blue Fafa. Kërcime, këngë, poezi, ajo skenë do kthehet edhe në pasarelë mode, çdo mbrëmje një intervistë me miqtë e këtij spektakli. Sezoni i ri do jetë një rrugëtim yjesh, ashtu siç u skalit në mendjen e producentit Guga dhe merr jetë në atë skenë magjike. Shtatori, muaji i ëndrrave artistike. Shihemi në Klan Plus dhe Klan Macedonia!