Burgu është për burrat. Kështu thuhej në kohën kur kishte nderë,burrëri dhe besë,por edhe vetëgjyqësi.Karaktere të tilla njerëzore dukej sikur edhe burgut i jepnin seriozitet,vlerë etike, juridike dhe shoqërore. Burrëria, dukej sikur e tjetërsonte, e zbuste hijen e rëndë të burgut, i zhvlerësonte prangat dhe i bënte më njerëzore edhe britmat e gardianit. Ndaj thuhej se burgu eshte për burrat. Një komandat lufte që humbiste betejën nëse nuk shkonte te vendi i vetflijimit për disfatën e pësuar,shkonte dhe i hapte vetë dyert e burgut. Në Shqipëri “Birbilejtë” shkuan edhe më tej,në vend të burgut vanë në litarë vetë, për të shpëtuar nga djegia e dushmanit, fshatin e Tërbaçit,që i ruanti me shpirt këta atdhetarë të mëdhenj. Burrat e vërtetë,të bindur për gabimin e tyre e prisnin përfaqësuesin e ligjit ,si trima në shtëpi,shkëmbenin mes tyre cigare,dhe pastaj fusnin duart te prangat dhe shkonin të vuanin dënimin. Burrat e Gjirokastrës shkonin edhe më tej. Edhe kur ata nuk i dënonte ligji , dënonin vetveten. Në bodrumin e shtëpisë kishin caktuar hapsanën. Pasi burri e dënonte vetveten,merte orenditë e burgut të shtëpisë dhe mbyllej në hapsanë.
Po sot? Fatkeqësisht edhe ish. Zv-Kryeministri i vendit Arben Ahmetaj nga Gjirokastra ishte, por jo vetëm në hapsanën e shtëpisë nuk u fut të vuante dënimin,por nuk pranoi të shkonte as në burgun e shtetit,që kishte ndërtuar vetë. Ai sa dëgjoi që larg tingujt e prangave,u zhduk pa lënë gjurmë,duke shtuar dyshimet për krimin e korrupsionit dhe vjedhje duke shfrytëzuar postin qeveritar. Nga vrima e miut, ku Ahmeti është futur ankohet se Organet e Drejtësisë i kanë bastisur shtëpinë,se i kanë terrorizuar prindërit,se u kanë prishur humorin të dashurave të tij,etj. Kur Ahmetaj pranon se është i pastër,pse u largua, pse nuk u ndenji pranë prindërve,dashnoreve,e pronave të ndërtuara me djersën e ballit, ashtu si pretendon ai. Një i pafajshëm i akuzuar padrejtësishtë e kthen gjyqin në një tribunë dinjiteti,prestigji e morali, ku triumfon e vërteta. Fshehja nga drejtësia është pranimi i akt-akuzës .
Por, Ahmetaj nuk është i vetmi që u arratis dhe u fsheh nga drejtësia. Janë me dhjetra raste,madje në piramidën e drejtësisë, kur kanë parë se u janë zbuluar aferat korruptive dhe vjedhjet, ata janë larguar dhe fshehur në xhunglat e krimit. A nuk ishte një i tillë edhe ish Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Arben Llalla, i cili i shërbeu më devotshmëri korrupsionit dhe krimit politk,dhe kur erdhi për të ora e keqe, dhe kur prangat i kërcisnin te koka,u arratis pa lënë gjurmë.Në një fjalim të tij në publik para se të arratisej ai,i premtoi popullit se peshqit e mëdhenj të krimit i kishte bërë gati për t’i arrestuar, dhe se ata do ti akomodonte në burgun e Reçit i ndërtuar sipas standarteve më të mira. Madje u kishte përgatitur edhe menynë e ushqimit që gati ishte e barabartë me atë në turizëm. Duke besuar se edhe kjo që thoshte prokurori ishte gënjeshtra e tij e radhës,në mënyrë njerëzore i thashë se, do ishte mirë që një nga qelitë e Burgut të Reçit,ai duhet ta ruante për veten e tij. Ai ishte i përfolur për korrupsjon dhe pastrim parash. Pas pak ditësh edhe Llalla u arratis duke humbur rastin të provonte se burgu është për burrat,dhe jo për frikacakë dhe lepuj.
Burrëria shqiptare duket se po perjeton një krizë të thellë. Një kategori politikanësh dhe burra shteti sa dëgjojnë së largu zhurmën e prangave të gardianit, ata arratisen e marrin dhenë, që nuk ka polici ndërkombëtare ti zërë. Por, ne Shqipërinë time dhe tuajën, kemi edhe një kategori tjetër, kryepeshqit e krimit,që edhe pse duart i kanë të lyera me gjak të pastër shqiptari,që janë koka e mafjes dhe krimit shtetëror,ata jo vetëm që nuk largohen nga vendi,por e kanë kapur për zverku dhe e sundojnë të ashtëquajturën drejtësi shqiptare. Pra, disa politikanë dhe shtetarë të inkriminuar arratisen për ti shpëtuar drejtësisë, disa të tjerë, madje kryepolitikanë dhe ish shtetarë, edhe pse bota demokratike i ka shpallur “Non Grata”, si të përfshirë në krime dhe korrupsione madhore, ata kanë imunitet nga drejtësia shqiptare. Bota demokratike ata, nuk i pranon se i ndynë edhe ajrin e vendit të tyre, ndërsa drejtësia shqiptare,si qeni më besnik u siguron atyre paprekshmërinë nga ligji. Aktakuzat ndaj ”Non Gratave” shqiptare janë ulëritëse, ndërsa SPAK-u,në vend se t’u lexojë atyre pretencën, xhonglon përmes interpretimeve bajate të ligjeve,tjetërson provat e krimit, ndryshon kontekstin e ngjarjeve,hiperbolizon detaje për t’ju shmangur përmbajtjes së krimit,etj.Nëse deri tani në opinjon shoqërorë, dështimet e drejtësisë së re janë justifikuar me paftësinë e tyre. Me kalimin e kohës po bindemi, se këto organe të drejtësisë,nuk janë gjë tjetër veçse, detashmentet e përparuara politike të “Foltores”,që kanë si mision mbrojtjen e krimimeve të këtyre të “Non Gratave”, padronët e tyre.
Por, në skenën shqiptare po del edhe një kategori tjetër shtetarësh që pasi kapen me presh në dorë duke bërë korrupsion e vjedhje, seks në orarin e punës, në zyrat e shtetit, në konvertim të rryshfeteve ,përfitimin e PPP-ve,etj, ata në burg kanë rënë në pozitat e Zhvejkut,duke pasuruar humorin shqiptar. Nga qelitë e burgut i kërkojnë drejtësisë, privilegje dhe mëshirë ,se nuk e durojnë dot jetën në qeli, se nuk mund të rrinë pa bërë seks,pa u ndodhur në shoqërinë e të dashurave,pa atmosferënpërrallore që u ka sigurur atyre korrupsioni dhe vjedhja e pasurisë kombëtare. Burgu atyre u duket si skëterrë,ndërsa pushteti u dukej parajsa. Këta janë Gjicërit,Gicërit dhe Shukritë që në pushtet duken si tigra dhe kur kapen në krime kthehen në lepuj. Me këtë kategori të dënuarish turpërohet edhe burgu,pasi edhe burgu kërkon burra dhe burrëri. Por, nuk ndodh kështu me gratë e burgosura me akuzën e korrupsjonit,të cilat nuk janë pak. Emrat e tyre në këtë shkrim nuk po j’ua përmendim për të respektuar delikatesën femërore. Ato në burg po tregohen të forta,të penduara që kanë rënë viktima të pushteteve burrërore, por edhe të duruara në përballjen e të keqes së burgut. E shumta ato kërkojnë ndonjë orë leje të ushqejnë fëmijët e pandarë nga gjoksi. Nga qelia ato meditojnë sistemin e korrupsionit,ku u prish skema që u zbuluan,si pranuan të viheshin në shërbim të dinosaurëve të krimit dhe korrupsjonit,burrave me pantallona të shkurtëra. Natyrisht se vetëgjyqësi të tillë ato do ti bëjnë vetës deri sa të kenë jetën,por ato të paktën,nuk pranuan të merrnin arratinë,se nuk po shfaqen qaramane,të dobëta dhe frikacake përballë veprës penale në ngarkim të tyre. Atyre u shkon vërtetë përcaktimi se burgu sot është për gra. Aq më tepër kur shikon se shefat e tyre në punë dhe korrupsion kanë marë arratinë, janë treguar frikacakë para ligjit, me një burrëri të rrënuar dhe me ngjyrime e devijime mashkullore. Burgu është për gra,dhe mos thoni se edhe kjo nuk është një arritje shqiptare.
Agron Berdaj