Vendimi i Parlamentit shqiptar për shumëfishimin e pagave të deputetëve, të ministrave dhe të përkëdhelurve të tyre, është shprehja më tipike e një krize të thellë, në shoqërinë dhe demokracisë shqiptare.Ajo është krizë politike , krizë morale, krizë ekonomike, krizë idesh dhe krizë e pluralizmit anemik të këtyre 32-vjetëve, që po e jetojmë. Është krizë politike pasi populli sapo votoi për alternativën e majtë socialiste, për të mbrojtur interesat e saj përballë agresionit oligarkik dhe vota e tyre u tjetërsua,u injorua dhe u keqpërdor në interes të oligarkisë të vendit.Votuesit i besuan PS-së, një pushtet absolut për të dalë nga kriza e varfërisë dhe mjerimit,ndërsa këta xhambazë politike e përdorën votën popullore,jo për të mbrojtur popullin nga varfëria, por bënë të kundërtën, pasuruan vehten duke varfëruar edhe më tepër shtresat e varfëra dhe në nevojë.A nuk është deformimi dhe tjetërsimi i votës ,një krizë dhe një prostitucion politik kjo? Vota e popullit si gjithmonë, edhe këtë radhë u kthye në të kundërt të saj. Por,nëse herët e tjera degjenerimi i votës së elektoratit është bërë disi në mënyrë të maskuar,këtë radhë ajo u bë në mënyrë të hapur,me një fodullëk shëmbëllor,me idenë se shteti jam unë dhe jo vota. Me një propetencë të neveritëshme, zotëruesi i pushtetit absolut nga vota e elektoratit,pa pyetur askënd e trasferon votën,atje ku do ai,në pasurimin dhe mbrojtjen e oligarve.
Tjetërsimi i votës së elektoratit nuk është vetëm një krizë politike,por edhe një krizë idesh.Shikoni me kujdes disa gazeta dhe televizione, dhe lehësit e tyre,sesi mundohen ta minimizoijnë reagimin popullor ndaj vendimit të shëmtuar të Parlamentit,si një gjë normale,dhe pa shumë probleme.Një nga gazetat dhe drejtuesi i saj,që këto 32-vjet demokraci,si lavjersë politike kalon andej nga shkon pushteti,shpreh keqardhjen se politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë,ka kohë se nuk u është ngritur rroga,ndaj ky lloj shumëfishimi është normal.Ndërsa një tjetër gazetë dhe gazetar shkon edhe më tej,duke e ideologjizuar reagimin e popullit dhe të intelektualëve të ndershëm,si bolshevizëm,populizëm,si ekstremizëm dhe kritizerllëk të sëmurë. Le të shpërblehen politikanët thotë ai,se mbase nuk do të vjedhin më. Pra, sipas tij vjedhja luftohet me vjedhje, ashtu si plumbi del me plumb.Se ku e shikon ky lloj gazetaruci indoktrinimet politike te popullit dhe të intelektualëve të vërtetë të vendit,nuk e kuptoj.A ka vend për të kërkuar koncepte ideologjike te shtresat dhe kategoritë shoqërore që marrin si shpërblim mujor 39 hërë më pak se politikanët tanë.Pra, një shpërblim 80-130 mijë lek të vjetra në muaj. Kritikën e tyre ndaj vendimit të Parlamentit e nxisin doktrinat ideologjike, apo kufinjtë ekstrem të mjerimit dhe varfërisë.Duhet të jeshë zagar dhe bir zagari,lëpirës dhe bir lëpirësi që të mbrosh këtë tezë.
Sofizmat në politikën dhe gazetarinë shqiptare s’kanë të sosur.Për të ulur disi tonet e kritikës,ndaj vendimit të Parlamentit,jo në pak raste bëhen edhe krahasime,gjenden edhe raste analoge me vëndet e tjera,ku politikanët shpërblehen mire. Por gabimi i atyre që përdorin krahasimet është se e trajtojnë në mënyrë gjysmake ekuacionin.Ata thonë se model për rritjen e pagave të politikanëve shqiptarë janë Amerika, Angli, Francë,Italia dhe Greqia, etj,por harrojnë të përmëndin se ku renditen këto vende në hartën e zhvillimit ekonomik botëror,dhe ç’vend zë ekonomia shqiptare,sesa vite demokraci ka në ato vende dhe sa vjet kemi ne,sesa janë të ardhurat për frymë atje, dhe sa janë në Shqipëri,etj.Pra, politikanët shqiptarë duan të shpërblehen si në Amerikë, ndërsa populli sipas tyre duhet të shpërblehet si në Zimbabve.Për politikanët dhe qeveritarët shqiptarë,janë shfaqje të huaja rastet kur politikanë të lartë të vendeve demokratike në botë i kufizojnë shpërblimet,nuk marin dietat sipas ligjit,se në punë shkojnë me mjetet publike,se disa prej tyre edhe një pjesë të rrogës mujore e shpien në qëndrat e bamirësisë,etj.
Kjo është një krizë morale dhe besimi.Kemi një kryeministër që është në pushtet gati tridhjetë vjet.Me bindje politike ekstremiste të djathta dhe në krye të një parti të majtë.Kur kemi një kryetar opozite gjysëm të gjallë e gjysmë të vdekur,që theu edhe parashikimin e një profeti politik si Namik Hoti i cili parashikoi se Sali Berisha,vetëm me armë mund të rrëzohet nga kali. Me pushkë e rrëzoi veten kjo lloj kafshe politike,por përsëri u ringjall me votat e simpatizantëve të tij,duke u shpallur si një varrmihës i demokracisë shqiptare.Një ekstremist konservator i majtë dhe ka drejtuar për 32-vjetë një parti të djathtë.Një histori e mbushur me histori tragjiko-komike,është edhe një kryetar tjetër i një pjese të opozitës,që quhet Lulzim Basha.Një produkt eksperimental,i rritur në sallonet e politikësh së PD-së,pa asnjë kredit politik .Ai vjen dhe largohet nga politika me urdhëra nga latrtë,si një robot i komanduar. Kudo që ka drejtuar është bërë pjesë me krimin.Për vendimin e Parlamentit mbi shumfishimin e rrogave të politikanëve dhe qeveritarëve, opozitari i porsaardhur nga kurbeti,ky tip eksperimental,jo vetëm që nuk kundërshtoi, por partia e tij,e përdorur nga ai si trofe,bashkoi votat për miratimin e vendimit.As hipokrizia e Ilir Floririt, dhe e partisë se tij,ku duke xhongëluar me rregullat e parlamentarizmit,me tepër se tregoi kundërshti në miratimin e ligjit,u tregua një dele e bindur apo një dash i tredhur nga qeveria.Pra,ky bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës,tregon se opozitarizmi i vërtetë në demokracinë shqiptare,ka munguar dhe vazhdon të mungoi.Ai është zhvilluar vetëm në formë,për më shumë pushtet personal,për më tepër tendera dhe privilegje vetjake.Kur është kërkuar për interest e kombit një opozitarizëm i vërtetë mes forcave politike,ai ka munguar.A nuk ndodhi kështu në tragjedinë e Gërdecit,ku kryetari i opozitës së kohës Rama, i hadhi dorën në qafë Qoftëlargut,duke i thënë se vështirësitë e ngjarjes do t’i kalonin bashkë.Po në vitin 2008,kur u hodh në erë kushtetuta e vëndit,a nuk jetonin një simbiozë dashurie, dyshja Rama -Berisha.Pa frikë duhet të thënë se ka dyshime serioze se mes tyre nuk ka munguar as në ngjarjet tragjike të ndodhura me vonë, si ajo e 21 janarit etj.Për të mos u zgjatur opozitarizmi shqiptar është vërtetë në një krizë serioze. Ai ka qënë dhe është fallco, pa vlerat dhe funksjonet e një opozitarizmi të ndershëm e të vërtetë.
Dhe e fundit,mendoj se vendimi i Parlamentit,tregoi edhe krizën e viktimave,të këtij vendimi,kategorive dhe shtresave shoqërore,që do të paguajnë faturën e rrogave të majme të politikanëve dhe qeveritarëve,agallarë.Kategoria e pensionistëve dhe e shtresave të tjera të prekura nga kjo grabitje,vetëm mallkojnë, se i luten zotit t’i ndihmojë, disa kërkojnë mëshirë dhe shpresojnë te ndonjë mbrekulli për t’i ruajtur nga rrënimi dhe diskriminimi moral,politik dhe shoqërorë që u bën shteti.Asnjëra nga këto nuk do ta sjellë mbrekullinë.Ajo është në dorën tuaj, nesër kur të votoni.Sot me mundësitë që u lejon mosha të luftoni çdo ditë në mënyrë të kulturuar te Parlamenti dhe Qeveria.Në Shqipëri opozita e vërtetë është populli, dhe jo partitë politike të cilat pavarësisht nga emërtimet dhe ngjyrat politike që i vendosin vetes,janë një dhe të pandara mes tyre.Luftën politike ato e zhvillojnë si në teatër për të ksehasur dhe mashtruar popullin.
Nga Agron BERDAJ
Advertisement