Prezantuesi shqiptar Labinot Gashi, i njohur si Op Op Labi dhe Dafina Zeqiri kishin një miqësi të ngushtë prej vitesh.
Por mesa duket një raport i tillë nuk ekziston më dhe kjo u pa me mungesën e Labit në festën gjigante të datëlindjes së Dafinës.
Pikërisht atë ditë, Labi bëri një postim në Instagram me fjalën “mosmirënjohje”, duke i bërë ndjekësit të aludojnë se ishte një thumb indirekt për Dafinën.
I pyetur në një intervistë të fundit për Prive, moderatori i emisionit “1 kafe me Labin” tregoi se postimi nuk ishte rastësi dhe nuk është se i dedikohej vetëm Dafinës, por shumë personave.
“Nuk ke rastësi, por nuk ishte vetëm për të [Dafinën], por për krejt njerëzit e tjerë. Në fakt, ja ku po e them tani nuk ishte vetëm sepse në festë nuk ishte Labi, nuk pashë shumë njerëz që ishin në fillimet e hershme të Dafinës, nuk isha veç unë, pro patë”, tha ndër të tjerash Labi.
Tutje, prezantuesi me prejardhje nga Peja u shpreh se nuk duhet harruar asnjëherë ndihmën e dhënë në fillimet e karrierës – gjë të cilën ai nuk e ka kursyer për asnjë artist.
Ndërkohë, edhe vet Labi thotë se është mirënjohës ndaj atyre që ia zgjatën dorën që në fillim, në rastin konkret Radio Televisioni 21.
“Po e flas haptazi për shkak se as unë nuk i harroj njerëzit që në fillimet e mia të karrierës më kanë përkrahur”, theksoi Labi.
Por i njëjti e përjashtoi faktin që të ketë ndonjë person nga estrada me të cilin nuk flet, duke thënë se nuk e kursen një përshëndetje as me ata që nuk i ka raportet shumë të mira.