Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vitamina A dhe rëndësia për organizmin

Vitamina A është një vitamina e tretshme në yndyrë e pranishme në mënyrë natyrale tek disa ushqime. Gjendet në formën e retinolit tek produktet me origjinë shtazore dhe provitamina A në burimet bimore. Si të gjitha vitaminat, është e nevojshme të merren sasi të vogla çdo ditë.

FUNKSIONET DHE PËRFITIMET NGA VITAMINA A

Vitamina A është e nevojshme për një sërë funksionesh fiziologjike, e për rrjedhojë vepron në sisteme të ndryshme të trupit tonë.

Sistemi imunitar

Advertisement

Ajo njihet si vitamina që lufton infeksionet, pasi ka një rol kyç në korrigjimin e funksionimit të sistemit imunitar. Parandalon infeksionet, sidomos ato respiratore: mbron nga dhimbja e fytit, faringiti, sinuziti, bronkiti etj.

Riprodhimi dhe rritja

Vitamina A ka gjithashtu rol kyç në zhvillimin e embrionit. Një mungesë e vitaminës A gjatë shtatzënisë mund të sjellë tek fetusi një anomali në zhvillimin e traktit urinar, diafragmës dhe veshkave. Studimet shkencore kanë treguar se është e nevojshme në jetën riprodhuese si të mashkullit dhe të femrës.

Sytë dhe shikimi

Ajo është vitamina e shikimit të saktë. Nivelet e duhura të vitaminës A na jep mundësinë të transformojmë dritën në sinjale elektrike të interpretueshme nga truri. Përmirëson shikimin dhe parandalon verbërinë e natës (vështirësia për të parë mirë në kushtet e një drite të dobët)

Falë veprimit antioksidativ, ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të shikimit siç është presbyopia, kataraktet, glaukoma, miopia etj.

Funksioni antioksidues

Duke qënë një antioksidues i fuqishëm është në gjendje të parandalojë shfaqjen e sëmundjeve si Alzheimer, patologji koronare dhe polmonare kronike. Gjithashtu ofron një mbrojtje të mirë ndaj kancerit.

Lëkura dhe mukoza

Vitamina A mbron lëkurën dhe mukozës, sidomos të aparatit tretës dhe respirator. Ndihmon në rigjenerimin e indeve; favorizon shërimin e lezioneve të aparatit tretëssi ulçerat dhe divertikulozat. Efektet e saj pozitive janë dhe për aknet, rrudhat dhe plakjen e lëkurës e për këtë shumë produkte kozmetike përfshijnë vitaminën A.

KU E GJEJMË VITAMINËN A

E pamë më lart se sa nevojë ka organizmi ynë për këtë vitaminë për të pasur një shëndet të mirë. Trupi nuk ka aftësinë ta sintetizojë vetë dhe për këtë është e nevojshme të merret me ushqimet. E gjejmë në dy forma të ndryshme: vitaminë A e paraformuar dhe provitamina A.

Vitamina A e paraformuar

Ajo është e pranishme tek ushqimet me origjinë shtazoë. Është e përthithshme dhe magazinohet lehtësisht, trupi e hidrolizon dhe e kthen në retinol. Gjendet tek:

Mëlçia e gjedhit
Vaji i mëlçisë së merlucit
Vezë (e verdha)
Gjalpë dhe qumësht i plotë
Disa peshq si sardelja, toni, salmoni, skumbria etj.

Provitamina A apo pararendësi i vitaminës A

Disa karotenoidë të pranishme në bimë veprojnë si pararendëse të vitaminës A. Bëhet fjalë për betakarotenët që transformohen në retinol në vijim të një veprimi enzimatik që ndodh në zorrë.

Karotenidët i gjejmë sidomos tek perimet e verdha dhe portokalli. Janë të pranishme edhe në disa perime me ngjyrë jeshile të errët (ku pigmentet portokalli apo të verdha të karotenoidëve mbeten të fshehura nga jeshilja e errët e kolorofilit). Burimet më të mëdha të karrotenit janë:

Speci i kuq, patatja e ëmbël, kungulli dhe karota
Pjepër dhe mango, dhe në sasi më të vogël te peshku
Spinaqi, brokoli, lakra dhe radhiqet

Për të favorizuar përthithjen duhet tu shtojmë perimeve dhe vajin e ullirit.

MUNGESA E VITAMINËS A DHE EFEKTET NË SHËNDET

Mungesa e vitaminës A zakonisht kosntatohet pas një periudhe të gjatë dhe një regjimi të varfër ushqimor.

Edhe çrregullimet që pengojnë përthithjen e yndyrnave në zorrë mund të shkaktojnë mungesë të vitaminës. Mes tyre mund të përmendim diarrenë kronike, celiakinë, disa ndryshime të funksioneve pankreatike apo bllokim të rrugëve biliare.

Shenja të mungesës së vitaminës A janë:
Lëkura e thatë, me skuqje, rrudha të shpeshta.
Thonj të dobët
Shikim i dobët, verbëria e natës, sy shumë të thatë dhe mungesë lotësh
Mungesa e oreksit dhe ndjesisë së erës
Infeksione të shpeshta.

Diagnoza bazohet në vlerësimin e simptomave dhe analizën e gjakut. Në vija të përgjithshme, do të jetë e nevojshme të merren suplemente për një periudhë të caktuar. Por sigurisht gjithmonë duhet të shkoni tek mjeku apo specilalisti që do të japë rekomandimet dhe trajtimin e nevojshmë për çdo rast specifik.

KUJDES! MOS E TEPRONI!

Një sasi e tepërt e vitaminës A mund të jetë toksike. Kjo gjendje merr emrin e hipervitaminozës A, dhe vlerësohet e rrezikshme konsumi 10-fish më i lartë se doza e përditshme e rekomanduar.

Përmes ushqimit është e vështirë të arrish një sasi ka të lartë. Rreziku i intoksimitndodh kur merren suplemente të vitaminës A,dhe kjo është arsyeja që duhet të ndiqni udhëzimet e mjekut. /MeMjekun.com

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tips for Building Resilience in Times of Change

Next Post

How to Stay Connected in an Increasingly Digital World

Advertisement