Mbrëmë u mbajt nata e dytë e edicionit të dytë të festivalit me fokus gruan, Femfest.
Një vepër e jashtëzakonshme u shfaq në sallën e vogël të Arturbinës. “Stiffler” me tekst të Dori Bashës e regji të Kushtrim Koliqit, nën interpretinin e Rebeka Qena, Adrian Morina e Armend Smajli. Një vepër tronditës, mbi historinë e një punonjëse seksi, e trajtuar në mënyrë çnjerëzore nga punojnës të institucioneve të besimit (spitale e rajone policie), si mjekë e ruajtës të rendit. Thika pas shpine nuk ishte vetëm simbol i dhunës dhe dhimbjes fizike, por goditjet e njëpasnjëshme që përdhosin dinjitetin, identitetin, personalitetin.
Shfaqja e dytë e mbrëmjet, erdhi në sallën e madhe të Arturbinës.
“Tërësisht të huaj”, komedia me motive sipas “Prefetti sconosciuti”, me regji të Erion Isai, u intepretua nga Olta Daku, Flor Agalliu, Igli Zarka, Ajlin Petrela, Ori Bici, Kejdi Gishto, Franc Bregu e Rosela Isufi. Në thelb janë problematikat e kohës, keqkutime e të fshehta që burojnë nga ndikimi i përdorimit të rrjeteve sociale. Raporti i fasadës dhe i asaj çka mund të perceptohet nga qënia njerëzore, sollën një sërë dinamikash të kohës që po jetojmë.
Festivali vijon sot me shfaqjen e Shkodrës, “Seks, falemners, sa me e provu’ “, ora 19.00 në sallën e vogël të Arturbinës dhe në orën 20.00 në sallën e madhe, me shfaqjen “Çifti”.
Të ardhurat nga shitja e biletave, u mundëson nga një bursë studimi, pesë studenteve në Universitetin e Arteve.