Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Hodhi femijën në lumë dhe iku te festonte Vitin e Ri, dalin detaje nga ekspertiza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 29-vjeçare ka hedhur foshnjën e saj në një digë në Aliakmonas.

E reja akuzohet për vrasje me dashje të foshnjës së saj 11-muajshe, por ajo thotë se nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur sepse fillimisht i kanë thënë se foshnja jeton akoma.

Advertisement

Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë.

Më pas ajo u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri.

Sapo zbardhi ajo u kthye në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin.

Taksisti që e ka marrë nga diga e Aliakmonasit ka raportuar se ka marrë një telefonatë nga qendra për digën dhe prej aty ka marrë gruan që i ka thënë ta çojë në zonën e KTEL të Selanikut në Veroia.

“Ajo nuk dukej e mërzitur nuk kishte një fëmijë me vete. U ul në sediljet e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale, normale. E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim.

E pyetur nga policia se ku kishte mbetur foshnja, gruaja kundërshtonte vazhdimisht veten. Fillimisht nuk ka dhënë një përgjigje të qartë dhe i ka treguar policisë një tjetër vend për vendndodhjen e së bijës.

Autopsia e përfunduar mesditën e së hënës tregoi vdekjen nga mbytja në ujë. Foshnja u varros të hënën në fshehtësi.

Bëhet e ditur se 29-vjeçarja është me banim në Stavros të Aleksandrisë dhe mësohet se ka probleme psikologjike. Gjithashtu mësohet se ajo ka pasur një mosmarrëveshje me babain e fëmijës, i cili sipas dëshmive të banorëve të zonës, ka tentuar të marrë kujdestarinë e foshnjës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Revista Intervista 31 Dhjetor 2022

Next Post

Orëbërësi më i famshëm zviceran në botë, nxjerr në shitje modelin me heroin tonë kombëtar

Advertisement