Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

DRITË JESHILE NË…TUNEL! NGA RUDINA PAPAJANI

Nje analize e vecante nga poetesha ..
interpretuesja Rudina Papajani mbi filmin “Tuneli”.

FOKUS RRETH FILMIT “TUNEL”!

Duke prekur majën e ajzbergut sadopak mundohesh të gërvishtësh atë kore plagë që kaq shumë lëndon,kaq shumë jep shëmbëlltyrën e të keqes në shoqërinë shqiptare në periudhën e tranzicionit e më tej.Këtë fokuson filmi me vlera Tuneli sjell mjeshtërisht nga idea ..regjia dhe produksioni i Ilir Harxhit.E gjithë kjo tablo paraqet fasadën e korrupsionit që vjen si një trajektore e një skeleti në dukje në ngjitje.Satira e hollë nxjerr në pah veset dhe llumin e pushtetarëve që shkaktojnë dhimbje dhe poshtërim mbi njerzit e ndershëm.Këta dallkauk marrin poste pa meritë nëpërmjet pushtetit të parasë dhe imoralitetit.Filmi Tuneli vjen para shikuesve si një film komedi satirë..si një e mirë thumbuese kundrejt të keqes.Demaskimi..loja e pisët e pushtetarëve nxjerr në pah anën më negative të shoqërisë ku e keqja s’ka fund.Filmi zhvillohet në tre etapa…fillon me demostratat e opozitës…marrjen e pushtetit…dhe lojën e korupsionit edhe në “inagurimin e një rruge apo të një “tuneli”.Ngjarjet variojnë rreth pushimeve në fshat të shoferit të kryeministrit.Nga një fshatar i thjeshtë denigrohet në shëndrimin total të tij si një njeri i rëndësishëm ..
dalëngadalë fillojnë t’i pëlqejnë parat..femrat..E sjell kjo mjeshtërisht nga aktori Arben Derhemi.Në film spikat babai i shoferit Mucua si sinonim i fshatarit me vese që mendon se mund të ketë çdo gjë..dhe një vajzë të re,vetëm e vetëm se djali i tij punon për kryeministrin.
Vlen të theksohet loja brilante e aktorve Enver Petrovci,artisti i popullit Robert Ndrenika,Naum Shundi,Sokol Angjeli,Bujar Asqeriut që në rastin konkret luajnë rolin e pushtetarëve që ndërtuan piramidën e dallavereve, e tjetërsimit të provave,e korrupsionit pasiv dhe e konkurseve pa meritë.E në gjithë këtë vorbull e kaos mediokër shfaqen njerzit e thjeshtë që besojnë te çdo lloj partie që vinte në pushtet..E dhënë kjo me duartrokitjet dhe dashamirësinë e tyre.
Inagurimi i rrugës apo tuneli fals tregon demagogjinë e pushtetarëve që kthehen delirant në prani të popullit për t’i çvatur ata me çdo çmim,derri në poshtërimin e dinjitetit njerëzor.Cdo hap konjukture është rrugë e minuar,një trajektore fantazëm ku vjedhësi kërkon hajdutin e imagjinuar.E ndërsa këta pushtetar arrijnë e kacafyten me njëri -tjetrin deri në shantazh para tyre shfaqet mësuesi i fshatit si një figurë popullore e pozitive interpretuar nga aktori i talentuar Mehdi Malka.
Gjuha alegorike e tij,thumbuese, shpotitëse,e vrullshme nga brendia e shpirtit ngrihet si grusht i fuqishëm mbi kupolën e paprekshme që vetëm mendja njerzore polli,duke lindur mëkatin,shfrytëzimin total të njerëzve të vegjël që nuk shikojnë asgjë rreth e qark..veç botës të krimbur të parave.Vlen për t’u përmendur muzika e kuruar deri në detaj në funksion të realizimit të këtij filmi të arrirë e sjell kaq me nivel nga kompozitori i talentuar Miron Kotani.
Filmi Tuneli mbart vlera pozitive themelore për faktin se dënon çdo lloj forme partiake,
deformimin që shkon deri në majën e malit e shembet si flluskë në gjolin me erë të qelbur.
Në anën tjetër ngre lart integritetin e njerëzve të thjeshtë që mbijetojnë në këtë katrahurë.
Po ta shikosh në këndvështrim tjetër vetë fjala Tunel i pushtetarëve vjen si koncentrim apo viktimizimi i kupolës që bashkë me veset fshehën anën më korruptive në atë “inagurim tuneli fals.Filmi Tuneli tregon atë udhë të dirsur që kaplon çdo gjurmë të një të keqe të madhe siç është korrupsioni.E pra horizonti
edhe pse sjell pasoja nga pushtetar pa gjak,
sjell SPIRANCËN që godet trutë e sëmura si smogu në shi.
RUDINA PAPAJANI

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Thirrje kryeministrit tim! Nga Artan Kristo

Next Post

Cili jeni ju zoti Rama? Nga Agron Berdaj

Advertisement