Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Arti, ëndrra e madhe e vogëlushes Ajla Struga

Ajla Struga është një vajzë e vogël, vetëm 9 vjeçe por me një potencial në art që i shtron rrugën e së ardhmes. E lindur në qytetin e Durrësit, Ajla është nxënëse e dalluar. E vëmendshme ndaj mësimeve dhe shumë e apasionuar pas botës së artit, e më shumë ndaj asaj të muzikës. E ëmbël kur pozon dhe interpreton, me dëshirën e madhe për të përqafuar suksesin, që mesa duket do të jetë bashkëudhëtare me të përgjatë jetës. Mamaja e Ajlës, që është edhe krahu i saj i fortë, na tregon se edhe fotografia është e pandarë nga aktivitetet artistike të Ajlës dhe se ka qenë kështu që kur Ajla ishte fare e vogël dhe pozonte plot dashuri!
Pyetjes se pse familja e Aljës ka vendosur që të ndajë me ndjekësit aktivitetin artistik të Ajlës duke qenë se ka një profil mjaft të pasur në Instagram na përgjigjen kështu:
“Mendojmë se duke u aktivizuar dhe prezantuar me publikun përmes talentit të saj, do i lehtësohet edhe rruga e rritjes artistike. Në momentin që njerëzit e ndjekin dhe e dinë çfarë është e aftë të bëje sidomos me këngën, kuptojnë dhe sa e talentuar është dhe sigurisht bëhet e pëlqyer”


Ajla ka publikuar dy këngë “Tik Tok” dhe së fundmi, vetëm para dy ditësh për të qenë korrektë, këngën “Nobody” si dhuratë për publikun në festat e fundvitit. Kënga e parë është kënduar në shqip dhe e dyta në anglisht. Ajla flet shumë mirë gjuhën angleze dhe interpretimi i këngës “Nobody” i shton vlera asaj.
Ëndrra më e madhe mbetet arti dhe rrugëtimi i bukur nëpër të. Mbështetja më e madhe sigurisht vjen nga familja e cila ka një mision të madh “Të ndjekë gjurmët që Ajla ndjek” dhe ne i urojmë të ngjisë shkallët e suksesit në rrugën e artit dhe të bëhet një këngëtare e njohur e të pushtojë skena të mëdha. Ajla ka një urim në këto ditë festash për të gjithë fëmijët kudo ku janë të kenë familjet pranë dhe t’u plotësohen të gjitha dëshirat.
Ndërkohë ju mund të klikoni në linqet më poshtë dhe të dëgjoni dy këngët e Ajlës, “Tik tok” dhe “Nobody”

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

<strong>“<em>Ky modernizim” i </em>Franc Korunit, krijim i veçantë në panoramën e këngës së sotme shqiptare</strong>

Next Post

Mertenika: Ja si rrjetet sociale kanë “pushtuar” globin…

Advertisement