Sa kollaj është të qeverisësh në Shqipëri!
- Eshte vërtet shumë kollaj ,se shqiptarët mendojnë se puna e Kryeministrit është të bëjë filma e fotografi të bukura nga vendi ynë i mrekullueshëm, t’i shfaqë ato në Facebook, dhe të bëjë vizita nëpër botë (kur e tepron, shefi i Kabinetit te kujton se duhet të besh edhe ndonjë tur në Shqipëri)
- Këtu nuk te duhet te merresh fare me ekonominë, jo vetem sepse këtu nuk ka ekonomi të vërtetë, por edhe sepse nuk ja vlen. Asnje nuk do te punojë….Të gjithë i shesin e i blejne njeri i tjetrit
- Këtu eshte vërtet lehte te qeveriset. Qeveris, si i thone fjalës, me “sytë mbyllur”. Ja, mbyll sytë, mos pyet nga vijnë lekët e kush i ka, dhe gratacielat ngrihen brenda muajit.
- Eshtë lehtë se ketu nuk ke sindikata që të çajnë koken, “jo të drejtat e puntorit, jo kushtet e punës” etj etj. Këtu je rehat nga ky drejtim. Madje edhe mund t’u mburesh te huajve me këtë arritje shqiptare.
- Ketu nuk ke as minimum jetik, ndaj ata qe marrin 8 mije a 10 mijë leke në muaj ndihma jane te lumtur. Madje shumë marrin… Atyre që u duket pak, le te shkojne të kërkojne azil në France se marrin 400 euro ne muaj. Mund te thone edhe se janë voriepiriote e te marrin pension ne Greqi…
- Ketu është lehtë të qeverisesh se ke pensionistet më të urtë në botë që e harxhojnë gjithe pensionin që ti u jep qe javen e pare e pastaj të shikojnë në televizor e thone per ty “Març nga ditët tona!”.
- Këtu nuk çan fare konën as me të rinjtë e te rejat. Ata, më rebelët, që kërkonin diçka nga jeta, kanë ikur Te tjeret kërkojnë të ikin nga dita në ditë. Shyqyr që Europa dhe SHBA ka burra shteti qe mendojnë, jo vetem për popullin e tyre, por edhe për ata që i dërgojmë ne….
- Eh, sa mirë eshte të qeverisësh këtu! Nuk duhet te merresh fare me kriminelët, se ata hanë kokat me njëri tjetrin…
- Këtu nuk të duhet te vraseshs mendjen se kujt t’ja japësh tenderin, se ministrat i heqin qafe firmat problematike dhe ata qe do e fitojnë tenderin merren vesh njeri me tjetrin dhe i ndajnë punët. Mbeten te kënaqur edhe ata, por edhe ministrat…
- Sa të lehtë e ke këtu për mjekesinë! Ja lë privatit te gjitha , nga dezinfektimi i veglave e deri te sherbimet. Nuk e çan kokën fare. Te gjithe te kënaqur. Edhe privati qe merr leket edhe ai qe ja jep …
- Ta lehteson punën edhe populli. Sa here qe ka halle, semundje, apo epidemi, ai nuk të kerkon gjë, por, ose shkon te privati, ose mjekohet ne shtepi. Popull-flori…
- Në gjithë botën bëhet sherr i madh për buxhetin. Këtu? Jooo. Buxheti behet sipas qejfit te ministrave . Ti u lë dorë të lirë t’i bëjnë ç’të duan leket… Në fund te fundit parate e tyre janë.
- Po arsimi? Kollaj fare. Universiteti ka pavaresi, shkollat i rregullon vetem ne Tirane e nja dy ne rrethe, mbush TV e FB me to dhe “hidhu matane” . Kujt i shkon mendja qe ne fshatra e qyetete e vogla tavanet pikojnë e nxenesit ngrijnë nga të ftohtit ne klasa?! Ne fund te fundit, vete e kane fajin, pse nuk ikin ne Angli apo Gjermani?!
- Këtu nuk harxhon energji as për t’u marre me opoziten, sepse ata merren me njeri tjetrin e nuk kane ndër mend, as të të nxijne jeten e as të te marrin pushtetin. Ah, sa rehat je pa qeveri…
- Këtu nuk ke pse merresh as me ushtrinë se nje kompani ke … Por edhe me policinë, po nuk u morre, nuk është ndonjë problem se ata e rregullojne vetë punen me krimin. Janë të zotët. Kur ua do puna nganjehere i marrin edhe në makinat e tyre dhe i sjellin ne Tirane, apo i ruajnë kriminelët në kërkim me badiguardë.
-As me bujqesinë nuk ka pse merresh fare. Për ta mendon Micotaqis qe u jep ndihma te gjithe fshatareve dhe jo vetem atyre qe kanë lidhje ne Ministri. Dalin me te fituar kur punojne andej. - Këtu nuk të bie në qafë as media. Jepu një kockë, (ndonjë tender nga ato që folëm më lart dmth) dhe ti udhëheqës i përmasave botërore. Eh, sa mirë është këtu…!
- Ndërsa te merresh me boten dixhitale, është kënaqesi. Rri gjithë diten në Facebook e bëj gallatë me shqiptarët. Kur ke ndonjë problem e nuk të punon ndonië faqe, aty jane iranianët… Ja kanë marre dorën…
- Këtu të prishin punë vetem ca gjëra qe nuk ke ç’i ben: ndonjë magji që u bëhet rrugëve në ndërtim, apo shiu qe bie atehere kur nuk duhet e nuk bie kur duhet… Termeti? Jo, ai te bën me leke se nuk e merr vesh njeri ku i çove paratë….