Një fjalim i Ministres së Brendshme, Suella Braverman, e cila me gjuhë të ashpër tha se me politikat e saj të reja do t’i japë fund asaj që ajo e quan “pushtim” të emigrantëve që mbërrijnë në brigjet britanike, duke i quajtur shqiptarët ndër të tjera “kriminelë”, ka bërë jehonë nëpër media.
Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britani janë vendosur të realizojnë një protestë në Londër, e cila ka marrë edhe mbështetjen publike nga personazhet e njohur shqiptarë.
Ata kanë ndarë në Instagram-in e tyre një video ku njoftohet vendi i protestës, data dhe ora.