Ilir Shaqiri është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, ku kujdeset të mbush tregun muzikor me hite të padiskutueshme.
Dy ditë më parë lancoi projektin muzikor “Kongresi i Alfabetit” i cili u mirëprit nga fansat e tij. Këngëtari zbuloi se festat e muajit nëntor i ka nisur me projekt të madh muzikor.
“Festat e nëntorit të lavdishëm i fillova me datën 22, me përurimin e projektit muzikor “Kongresi i Alfabetit”, në Shkup dhe Manastir, e që u prit jashtëzakonisht mirë. Këtë vit kënga “Në një flamur të pandarë”, do jetë lajtmotivi i kësaj feste!”