Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gëzim Kaso: Rikthehem si kurrë më parë

Emri i Gëzim Kasos është mjaft i njohur në lëmin e këngës shqiptare, kryesisht në atë të tabanit popullor të jugut, por jo vetëm. Ai jeton mes Londrës dhe Shqipërisë dhe këtë e ka kthyer në një mënyrë të bukur jetese. Kënga e shoqëron kudo, ja pse këtë herë na qeras me dy këngë “Bija ime” dhe “Konispol djep historie” dy projekte që kanë risjellë art në veshët dhe zemrat e publikut.

-Gëzim përshëndetje! Si e mbylle sezonin e verës, ngarkesë, gëzime familjare, evente?

Advertisement

-Përshëndetje ju falënderoj që më kontaktuat . Sezonin e verës e mbylla me pak lodhje, por mjaft i kënaqur pasi isha goxha i angazhuar me punë!

-Produksionet e tua te fundit jane“Bija ime”. Dhe “Konispol djep historie” nje balade dhe një këngë me motive jugu kushtuar vendlindjes,  pse kjo zgjedhje, në dy kahe muzikore? Na trego diçka më shumë për këto dy projekte…!

-Dy këngët e fundit të janë vërtet shumë të ndryshme nga njëra tjetra… ”Bija ime “ është një këngë zemre e projektuar prej shumë vitesh dhe kishte ngelur në sirtar. Unë kam dy vajza për të cilat krenohem gjithmonë ,dhe për ato do të bëja gjithcka janë dashuria më e fortë që unë kam si çdo prind, për të qenë të vërtetë! Prita derisa një tekst mjaft i goditur me fjalë shpirti i shkruajtur nga nëna e vajzave, Alma Mehmeti, kështu vendosa ta bëj këtë këngë me shumë kënaqësi në studio me kompozitorin e ri të talentuar, Mario Bregu të cilin e falënderoj. Kënga është pëlqyer shumë dhe ndihem i vlerësuar. Kurse kënga “Konispol djep historie” i kushtohet qytetit të bukur të Konispolit. Me kërkesë dhe sponsorizim të bashkisë Konispol më besuan mua këtë projekt dhe mendoj se doli shumë bukur  përfitoj nga rasti edhe një herë ta falenderoj pa masë!

-Nëse jo në koncerte apo studio regjistrimi, ku të gjejmë më shpesh?

-Gjatë dimrit jam më tepër në lëvizje jashtë kufijeve të vendit mbasi edhe jetoj jashtë prej 32 vjetësh, sigurisht në studio regjistrimi në evenimente të ndryshme si koncerte dhe evente familjare me pak fjalë si thotë ajo fjala popullore “ ku mbillem nuk korrem”, kjo ështe jeta e një artisti aq sa e bukur dhe e vështirë.

-Çfare ka ndryshuar ne muzike me të cilën akoma nuk pajtohesh ditëve të sotme? Di që ke një merak për lemin muzikor, kaosin që është krijuar në muzikë…

-Kjo është një pyetje që ja bëj shpesh herë vetes dhe kolegëve të mirëfilltë. Sinqerisht ka vite që unë jam tepër i shokuar me këtë pjesë. 

Kjo ka lidhje me publikun që na shikon dhe nuk na dëgjon, ata shikojnë kush merr pjesë në emisione kush merr pjesë në maratonë “në këngë moj” “në ryshfet moj”; “në hatër moj”, “në pisllik” moj etj etj. Unë po ju marr shembull qytetin e Fierit, kemi disa djem që janë këngëtar të mrekullueshëm të paktën 5-6 cuna, por askush prej tyre nuk hypi në skenë kur këngë moj ishte në Fier,  hipën po të njëjtët këngëtare ose dikush që nuk e meritonte të ishte aty. Shqipëria s’ka për t’u bërë kështu ndonjëherë. Ishte më mirë në kohën e xhaxhit ata që dilnin ishin vërtetë artistë të mirfilltë.

-Cila nga këngët e tua i përshtatet më mirë realitetit tonë?

-Pikërisht ato sepse janë disa por pikërisht ajo këngë që pëlqehet më pak “Vatani” është vërtet një këngë të cilën e kam shkruajtur vetë, është jeta jonë realiteti i shumë shqiptarëve.

-Si e ndan jetën mes Anglisë dhe Shqipërisë?

-Vij shpesh në Shqipëri edhe pse jetoj në Angli, kam nënën 79 vjeçe, përvec kësaj më sjell realizimi i këngëve dhe videoklipet përveç sezonit veror të dasmave.

-Momente për t’u mbajtur mend nga puna live përgjatë këtyre viteve?

-Kam shumë kujtime dhe momente të bukura janë pafundësi momentesh në çdo live ka shumë emocione, është pikërisht ai emocion që më mban gjallë dhe më mban lidhur fort me muzikën.

-Po ndonjë këngë për Veriun ke bërë duke qenë se bashkepunon me artistë nga veriu ne ambjentet live ku këndon në UK?

-Këngët e veriut më pëlqejnë shumë, një pjesë e tyre, ama unë i këndoj vetëm në ambiente live aty mi kërkojnë aty më duhen mbasi edhe më vlerësojnë tej mase.

-Pa çfarë nuk mund ta imagjinosh jetën?

-Jetën nuk mund ta imagjinoj pa të afërmit e mi, familja, pa shok e miq të mire dhe natyrisht pa muzikë e dashuri.

-Çfarë projektesh presin të publikohen më tej?

-Kam vërtet shumë projekte, por ato ngelën gjithmonë suprizë për publikun. 

Dua t’ju falenderoj pa masë për këtë intervistë dhe një falenderim i madh i shkon për ata që më ndjekin, për ata që më vlerësojnë për çfarë bëj e jam!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E trishtë💔Me fjalët më të dhimbshme Mato Lale njofton humbjen e të ëmës

Next Post

Sa kollaj është të qeverisësh në Shqipëri! NGA ARTAN KRISTO

Advertisement