Gentiana Beqa e ka fituar medaljen e artë në garën botërore “World Fitness Women’s Championships”.
Bodibilderja e suksesshme kosovare ia doli të shpallet kampione botërore falë fizikut të saj të përkryer në një konkurrencë mjaft të fortë.
Në këtë garë, sportistja nga Gjakova e përfaqësoi Shqipërinë dhe u vesh me flamurin kuq e zi, gjë të cilën e ëndërronte pasi ishte lindur me këtë frymë.
Ajo ndihet mjaft e lumtur me arritjen e radhës dhe këtë herë për të ishte edhe më emocionuese pasi e përfaqësoi Shqipërinë.

