Mendimet e para që bëjmë kur shqetësohemi për ngjyrën e veshjes që do veshim, na çojnë direkt tek e zeza, ngjyra blu dhe tek e bardha. Megjithatë, për shkak se mendimet e para nuk nënkuptojnë se ato janë ato të drejtat, ne duhet të mendojmë edhe një herë tjetër për të zgjedhur veshje me ngjyra të ndezura që të dukemi gjithmonë seksi dhe elegante.
Për këtë arsye stilistja jonë Ina Gjoka ka vendosur t’ju tregojë se cila është ngjyra , që ju tregon më elegante dhe që gjithmonë i jep dritë pamjes tuaj:
E kuqja
Ngjyra e kuqe është një ngjyrë joshëse, tërheq vëmendjen dhe pushton shqisat: është një ngjyrë që të vë më punë menjehere imagjinatën, zjarrin, nxehtesinë, pasionin dhe terheqjen. Simbolika e ngjyrës së kuqe gjithmonë ka qenë në synim të një personaliteti të fortë dhe me besim në vetvete. Lehtësisht dhe mjaft mirë mundesh të imagjinosh një grua të bukur të veshur me një fustan të kuq, se sa shpejt vihet re në një festë dhe sa bukur do dukej ajo!
Ngjyrë e zjarrtë, tërheq këdo. Nëse jeni zeshkane ju do të dukeni seksi, nëse jeni bjonde mjaft joshëse.