Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Eralda Mazreku: Graphic House, shtëpia e ëndrrave




Pasionin, ta kthesh në profesion, do të thotë të punosh duke sfiduar kohën dhe të mos ndjesh lodhje. E gjendur në udhëkryq për të ndjekur atë profesion mbi të cilin isha diplomuar apo për t’u dhënë jetë ëndrrave të mia, zgjodha këtë të dytën. Dëshiroja të kisha një pune që të mos më merrte energjinë, por të më frymëzonte më tepër, dhe të falja edhe shpirtin në të. Më pëlqente komunikimi, arti, krijimtaria, e bukura – dhe të gjitha këto më çonin vetëm drejt një profili: atij të Graphic Design. Ishte një fushë kaq e gjerë mbi të cilën unë nuk kisha asnjë kualifikim apo përvojë vetjake. Kisha çaste që mendoja që nuk i dhashë fund atij udhëkryqi në të cilin ndodhesha, por shtova edhe rrugë të tjera pa krye. Tetori i vitit 2014 ishte vendimtar. Zgjodha të rrezikoj. Kisha dy mundësi: ose të superoja, ose të fitoja! Humbjen absolutisht nuk e pashë si mundësi, dhe me mbështetjen në Zot ia nisa. Ishin të shpeshta udhëtimet e mia 24-orëshe të punës në fillim, për blerjen e makinerive e më pas të materialeve të tjera për trajnime. E di, çdo gjë nisi së prapthi, por për mua pak rëndësi kishte si niste. I rëndësishëm ishte përfundimi. Unë duhet të bëhesha një Graphic Designer profesioniste, dhe duhet të kisha një biznes që do të konkurronte që në nisjen e tij. Në Rr. Dibrës ishte studio ime e parë modeste, vend ky i cili ka qenë dëshmitar i përpjekjeve, sakrificave, orëve plot mund dhe netëve të vona eksperimentale. Të shumta ishin rastet kur dita ime fillonte në tetë të mëngjesit dhe përfundonte në orën tre të mëngjesit pasardhës.

Çdo gjë e kam përvetësuar në mënyrë autodidakte. Kam eksperimentuar apo dështuar në një, dy, apo tre punime – por jo në produktin përfundimtar. Ishin tre vitet e para me ritmin më të shpejtë që një njeri mund të jetojë. Kisha familjen, djalin tim të vogël që kishte ardhur në jetë, dhe një punë me të cilën duhet të sfidoja çdo të pamundur. Pas këtij uragani që më rrëmbentë çdo çast, u dduk një rreze drite. Tashmë ishte koha për të rrezikuar sërish. Le të hidheshim nga një studio e thjeshtë dizenjimi dhe dhuratash të personalizuara, në një sektor më të gjerë: atë të reklamave dhe promocioneve. Tashmë po shijoja frytet e çdo sakrifice të jetuar. Kompania zgjerohej çdo vit e më tepër, dhe po ashtu u hapën kapanone pune sepse ajo çka tashmë bëja ishte një industri prodhimi. Kam qenë gjithmonë në garë me atë çka më dukej e pamundur, dhe sot pas tetë vitesh, falë Zotit (i cili mundësoi gjithçka), tim shoqi (i cili ka qenë mbështetja më e madhe për realizimin e zbatimin e çdo projekt-ideje që unë kisha), dhe falë prindërve të mi që kanë qenë në çdo çast një strehë e sigurt përkujdesjeje e dashurie për tre fëmijët e mi – Graphic House është sot kompania më në zë në vend. Kompani e cila sot konkurron mbarë tregun, numëron bashkëpunime me qendrat më të mëdha tregtare, me kompanitë më prestigjioze në vend dhe me klientë pafund të kënaqur nga shërbimet tona. Sot gjendemi në një showroom mjaft dinjitoz po në Rr. Dibrës, dhe me një fabrikë me rreth pesëmbëdhjetë punonjës dhe sektorë të ndryshëm pune. Na zgjedhin, sepse orojmë paketa të plota. Përveç industrisë së reklmava dhe promocionit, ne ofrojmë edhe dhurata të personalizuara të cilat janë të veçanta në llojin e tyre. Pra, ato krijohen enkas sipas kërkesave të klientëve dhe prodhohen vetëm një herë. Jam e lumtur me zgjedhjen time. Paqësisht pranoj çdo lodhje, sepse prej saj marr kënaqësinë më të madhe, sidomos kur shoh në çdo qytet projekte të realizuara e të përfunduara nga Graphic House. Por, sërish mendoj se nuk do të ndalemi këtu. Graphic House ka ende rrugë të gjatë përpara…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anila Çobani: Një jetë në anën e së drejtës

Next Post

Martesa i bëri mirë! 24 vjeçarja rifiton shikimin dhe tregon çfarë ndjeu kur pa për herë të parë burrin e saj

Advertisement