Anida, eshte kengetarja vlonjate, e re, e talentuar dhe me nje perkushtim te madh per pasionin e jetes se saj, muziken. Me nje rrugetim te gjate ne art, edhe pse e re ne moshe vetem 26 vjece, Anida Llane vjen me nje rrefim te bukur per punen e saj, karrieren, deshirat, angazhimet, mbeshtetjen nga familja dhe projektet qe nuk do mungojne per publikun…Flasim me gjere me Aniden…!
-Anida pershendetje! Ne nisje te kesaj interviste, a mund te besh nje rifreskim te shkurter per veten qe edhe lexuesit tane te dine pak me shume per ty, sepse ti je nje emer i njohur ne fushen e muzikes shqiptare…!
-Pershendetje! Pertej atyre qe keni lexuar ne intervista te tjera apo mesuar per mua, dua te theksoj se muzika nuk eshte rastesisht ne jeten time. Une kam studiuar shkollen e mesme te muzikes “Naim Frasheri” dega Kanto ne Vlore
sepse e kisha muziken me shume pasion, pasion qe vazhdon ende sot.
-Me pas si vazhdoi rrjedha e jetes dhe punes tende…?
-Me tej, pas perfundimit te shkolles u angazhova me koncerte te ndryshme brenda dhe jasht vendi neper Europe edhe Diaspore.
-Muzika popullore eshte ne dellin tend mesa duket apo jo?
-Po, kam punuar dhe kenduar me grupe te Ansamblit te Vlores ku kam perfaqesuar kengen vlonjate qytetare. Me pas me projekte muzikore te kenges popullore ku jane publikuar 3 kenge popullore “Yll moj bukuri”, “Eja djalo” “Amani moj goca” te cilat kane gjetur vend ne zemrat e publikut sepse kam kerkesa neper evente nga publiku per ti kenduar dhe kercyer prej tyre ne gezime e tyre.
-Jeta jote profesionale ka ecur ne progres. Ndihesh e kenaqur me çfare ke arritur deri tani?
-Fale Zotit dhe punes e talentit, jeta ime artistike ka ardhur gjithmon ne ngritje dhe te jem e sinqerte jam shume e lumtur. Falenderuese per te gjitha duartrokitjet dhe vleresimet e publikut. Ata jane katalizatori i karrieres sime.
-A është e vështirë të mbizotërosh në një treg muzikor si ky që kemi ne?
-Le te themi qe eshtё e veshtirё sepse kёrkon shumё investim por asgje nuk eshte e pamundur nese e deshiron vertet.
-Ç’ndikim ushtron familja tek ty?
-Familja pёr mua ёshtё gjithçka.Nuk do isha kёtu ku jam dhe kjo qё jam nёse s’do ishte pёr familjen time.Besoj se kjo i pёrmbledh tё gjitha!
-Cila është pika më e fortë e karakterit të Anides?-Pika ime e forte ёshtё kёmbengulja dhe durimi pёr gjёrat qё dua tё arrij nё jetё.Jam tip qё nuk dorёzohem lehtё!
-Ti ke një pamje fizike të admirueshme. Cili ёshtё sekreti?
-Faleminderit pёr komplimentin.Besoj se cdo femёr kur ёshtё e lumtur nga brenda,reflektohet edhe jashtё saj
–Aktualisht me çfare po merresh?
-Momentalisht jam duke punuar me disa projekte te tjera ne te cilat njera prej tyre eshte publikuar me titull “Zemren bera gur” e cila i perket zhanrit te balades, nje zhaner i eksploruar per here te pare nga une. Kjo kenge pati nje sukses te vecante nga te tjerat sepse kam provuar nje zhaner te ri ne karrieren time. Gjithashtu jam duke punuar per nje album me kenge te perzgjedhura i cili brenda dy vitesh shpresoj te publikohet dhe lancohet per publikun.
-Me çfare e ndjen veten te privilegjuar apo me fat qe e ke ne duart e tua?
-Me pelqeu kjo pyetje…! Une ndihem shume e privilegjuar te kendoj ate qe populli yne shqiptar e do edhe mua kjo gje me jep nje emocion shume te veçante, te gezoj publikun tim.
-Çfare do kete me tej nga Anida?
-Premtoj anagazhim 100% ne muzike, te sjell maksimumin tim, kenge te bukura dhe vleresim per duartrokitjet e publikut. Shihemi e lexohemi me tej…!