Flet për “Intervista.al” këngëtarja e njohur Ermira Memaj, pas publikimit të klipit më të ri “Mërgimtar o mërgimtar”
Javën e kaluar, këngëtarja Ermira Memaj ka lancuar videoklipin e këngës më të re, të krijuar posaçërisht për mërgimtarët. Në një blic intervistë, e pyetur se si është pritur kjo këngë, ajo ka bërë të ditur se e ka gëzuar fakti se kënga e saj është mirëpritur mirë nga adhuruesit e shumtë.
“Më ka gëzuar fakti se kënga ime është mirëpritur mirë nga adhuruesit e shumtë”, tha Memaj
“Kjo mua më ka dhënë edhe një shtytje të fuqishme që të jem gjithë kohës këtu me këngë të reja për ndjekësit e mi”.
Po ashtu, ajo tha se kënga “Mërgimtar o mërgimtar” është një këngë që prekë zemrat e mërgimtarëve tanë kudo në botë që gjenden.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Pjetër Kola, orkestrimi nga Roland Cukaj. Gjithsesi këngëtarja Ermira Memaj ka pohuar se edhe në të ardhmen do të sjellë këngë të reja që në thelb kanë mërgatën tonë.
“Unë gjatë kësaj vere do të jem shumë aktive në fushën e këndimit. Pra, qoftë në diasporë apo në Shqipëri. U bë më shumë kohe që ishim thuajse të bllokuar në çdo fushë për shkak të pandemisë. Mirëpo, për fat të mirë, tashmë janë bërë lehtësime që na japin mundësi për një aktivitet të mirëfilltë si këngëtare”, ka thënë mes tjerash kjo Memaj. Ndërkohë, më poshtë keni klipin e këngës “Mërgimtar o mërgimtar”: