“20min” raporton se Shakira, pavarësisht faktit se është e shkatërruar emocionalisht me atë që i bëri i dashuri i saj, ishte e gatshme ta falte atë dhe ta vazhdonte lidhjen. Gjithnjë sipas kësaj media, kjo nuk ishte hera e parë që Pique e kishte tradhëtuar këngëtaren latine dhe kjo ishte arsyeja se ajo kishte vendosur që edhe këtë radhë “t’i mbyllte sytë”.

Shakira thuhet se është e dashuruar marrëzisht me Piquen dhe ishte e gatshme të bënte sakrifica. Ata kanë edhe dy fëmijë, Milan dhe Sasha, dhe mësohet se kolumbiania e kishte marrë vendimin e vazhdimit të lidhjes.

Por, ky plan nuk ka funksionuar. Kjo pasi vetë Pique dëshironte ndarjen. Në jetën e Piques nuk ka më vend për nënën e dy fëmijëve të tij. 

Thuhet se futbollisti i Barcelonës është dashuruar me një femër tjetër, me të cilën dëshiron ta vazhdojë lidhjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here