Të gjtha mediat sociale po ‘ziejnë’ nga lajmi se Shakira dhe Pique po ndahen për shkak të tradhëtisë së këtij të fundit.
Gjithçka nisi kur gazeta ‘Periodico’ shkruante se futbollisti spanjoll prej disa javësh jeton i vetëm në shtëpinë e tij të vjetër.
‘Zjarrit i hodhi më shumë benzinë revista amerikane “Mamarazzi’ e cila hodhi më shumë dritë mbi ndarjen e çiftit.
‘Shakira dhe Pique po ndahen. Sipas burimeve këngëtarja ka zbuluar tradhëtinë e bashkëshortit të saj’ shkruante revista.
Po sipas revistës Pique jo vetëm që po jeton në shtëpinë e tij të vjetër, por ka nisur një jetë të furishme, plot me festa dhe me femra të tjera.
Gjithashtu thuhet se futbollisti ka marrë me qira dhoma private në klubet e famshme të Madridit dhe argëtohen deri në agim.
Shakira e cila po përballet me probleme të mëdha me tatimet, ka publikuar së fundmi një këngë me titull ‘Urime’.
Teksti i këngës flet për pabesi, dyfytyrësi dhe tradhti ndaj besimit.
Një tjetër element që forcon thashethemet për ndarjen është se nga muaji mars e në vazhdim çifti nuk ka asnjë foto bashkë në rrjetet sociale.
Në udhëtimin e saj të fundit në Ibiza, Shakira kishte me vete dy djemtë e saj Sasha dhe Milan, ndërsa Pique mungonte, dhe ajo dukej e trishtuar dhe e mërzitur.
Mediat sociale të etura për skandale dhe pabesi, nuk mund të linin pa prekur një çështje të tillë.
Në fakt, përdoruesit filluan të ‘çmendeshin’ kur kujtuan dëshirën e aktorit Henry Cavill që donte të dilte me Shakira.
Një video e vjetër me Henry Cavill që admiron Shakirën tashmë është bërë sërisht virale.
Nuk e dihet nëse thashethemet janë 100% të vërteta, por nëse janë të vërteta, Pique do ta paguajë shtrenjtë.
Shakira është një nga artistet më të arrira në botë.
Historia e dashurisë së çiftit dhe deklaratat e dashurisë
Pique dhe Shakira janë në një lidhje prej 12 vitesh.
Të dy u takuan në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, gjatë xhirimeve të këngës “Waka Waka”.
Vlen të përmendet se ata kanë lindur në të njëjtën ditë por me një ndryshim prej dhjetë vjetësh.
Më 2 shkurt 1977 Shakira, më 2 shkurt 1987 Pique.
Para njohjes së tyre, Shakira ishte në një lidhje nga 2000-2010 me avokatin Antonio De La Roua.
Në janar të vitit 2011, ata njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë në faqen e Shakirës, ku shkruanin se vendimin e kishin marrë në gusht të vitit 2010.
Atëherë u fol gjatë se Pique ishte arsyeja e ndarjes, ndërsa ai u përgjigj: “Ne jemi vetëm miq. Unë nuk di asgjë për ndarje”.
Gerard Pique atëherë ishte në një lidhje me aktoren dhe modelen spanjolle Nuria Thomas kur u takua me Shakira në Afrikën e Jugut.
“Kam takuar dashurinë e jetës sime’ tha Pique, në një intervistë për “L’Esportiu”, dy vite më parë dhe pas dhjetë vitesh lidhje me të dashurën e tij Shakira.
Të dy konfirmuan publikisht lidhjen e tyre në maj 2011, kur Pique doli në skenë në një koncert të Shakira-s në Spanjë.
Në shtator 2012, ylli kolumbian njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e parë dhe në janar 2013 lindi djali i tyre, Milan.
Ndërsa në janar 2015, lindi djali i tyre i dytë, Sasha.