SHBA- Burri i parë i Britney Spears, Jason Alexander, u shfaq në ceremoni i paftuar duke tentuar të shkatërronte dasmën. Por u ndalua nga Policia. Jason shkoi drejtpërdrejt në Instagram se do shkonte në ceremoni, ndërsa iu afrua sigurimit të ngjarjes duke i thënë që Britney e kishte ftuar.
Kur hasi në vështirësi, ai shtoi se këngëtarja ishte gruaja e tij e parë dhe e vetme, dhe ai do ta prishte damën por u shtri në tokë nga sigurimi dhe u nxorr jashtë.
Jason Alexander dhe Britney Spears Alexander tregoi mbështetje publike për Britney gjatë lëvizjes #FreeBritney – dhe mori pjesë në një tubim jashtë një gjykate të L.A. në gusht 2020 ku bëri me dije se ai dhe këngëtarja kishin nisur komunikimin. Britney dhe Jason u martuan në janar 2004 në një ceremoni të çmendur në Vegas … dhe u divorcuan 55 orë më vonë.
Dasma më pas ka vijuar normalisht.TMZ