Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Si e ndihmoi veshja Kate Moss të ishte sa më bindëse në gjyq?
Shuhet në moshën 67-vjeçare legjenda e kinematografisë! Ishte duke xhiruar filmin e tij më të fundit
Fashion is About Dreaming and Making Other People Dream

Shuhet në moshën 67-vjeçare legjenda e kinematografisë! Ishte duke xhiruar filmin e tij më të fundit

Aktori Ray Liotta ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Sipas përfaqësuesit të tij që konfirmoi lajmin, aktori vdiq në gjumë në Republikën Domenikane ku po xhironte filmin e tij të fundit “Dangerous Waters.”

Ai ka lënë pas të fejuarën e tij Jacy Nitolo,e cila ishte në xhirime me të dhe vajzën e tij Karsen. Menjëherë kanë nisur homazhet në internet nga miqtë dhe kolegët e tij. Jamie Lee Curtis, i cili punoi me Liottan në dramën e vitit 1988, shkroi në Twitter se “puna e tij si aktor tregoi kompleksitetin e tij si qenie njerëzore” dhe se ai ishte “një njeri i butë”.

Advertisement

James Mangold, i cili drejtoi aktorin në thrillerin Identity në 2003, gjithashtu shkroi në Twitter : “I tronditur dhe i pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e Ray Liotta-s. Përtej pamjes së jashtme të djaloshit të ashpër dhe emocioneve të plagosura të personazheve të tij , ai ishte një bashkëpunëtor i ëmbël, lozonjar dhe i pasionuar dhe gjithashtu një aktor brilant.”

Viola Davis gjithashtu shkroi “RIP Ray Liotta!! Më pëlqeu puna jote”, ndërsa Rosanna Arquette shkroi në Twitter : “Më vjen shumë keq kur dëgjoj që Ray Liotta ka ndërruar jetë. Ai ishte një mik i mirë dhe kjo është shumë e trishtueshme. Ne kemi qeshur shumë, Pusho në paqe miku im.”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si e ndihmoi veshja Kate Moss të ishte sa më bindëse në gjyq?

Next Post

Fashion is About Dreaming and Making Other People Dream

Advertisement