Diva e muzikës, Madonna i ka befasuar të gjithë me lëvizjen e fundit. Ajo ka krijuar një seri me NFT, pra art teknologjik që tregon një trajtë të animuar të saj në 3D duke lindur shumë gjëra nga organi i saj gjenital.
Pra, skanime të vërteta të vaginës së saj janë përdorur për të krijuar materiale me përqasje hapësinore, portretizime nudo të saj duke lindur pemë, flutura dhe shumëkëmbësha robotë.
Nga organi i këngëtares rritet një trio NFT-sh që do dalë brenda pak orësh në shitje dhe çmimet që janë vendosur deri më tani nga 31-35 mijë dollarë, fitimet e të cilave do të shkojnë për organizata jo-fitimprurëse që ndihmojnë fëmijët dhe gratë në nevojë.