Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Reperi i njohur ironizon artistët e rinj: Nuk mund të jesh edhe “gangster”, edhe reper

Reperi i njohur nga Kosova Festim Arifi apo i njohur ndryshe me emrin e artit si Lyrical Son ka folur së fundmi mbi jetën e tij profesionale si reper, por gjithashtu edhe atë private.

Reperi ka bërë një deklaratë për të gjithë reperët e rinj të industrisë së muzikës. Ai ka treguar se së fundmi janë shtuar shumë, sa nuk i njeh as me emra.
“Nuk njoh reper shumë të “sëmurë” që është reper shumë i mirë dhe që është “gangster”, ndoshta ka se tani unë jam shumë larg po t’i përmend disa reperë të rinj që nuk po i njoh. Nuk po njoh të Kosovës, të Amerikës. Se s’jam në rrjedha besomë, përsa i përket gjeneratës time, nuk kam njohur unë reper që është ‘gangster’ i vërtetë edhe reper i sëmurë dhe i suksesshëm . Sepse nuk mundesh o vëlla , duhet të zgjedhësh rrugë ose skenë”, u shpreh reperi gjatë intervistës.

Advertisement

Ndër të tjera, Festimi ka folur edhe për tekstet e këngëve. Ai ka treguar se teksti është gjithçka për nje reper të mirë.

’Po flas jam martuar, jam bërë baba është një farë mënyre që rrita vajza dhe dëgjon. Janë disa këngë që ne përdorim një zhargon, këtu nuk ke faj ti, por kanë faj mediat. Kanë faj njerëzit që nuk dinë të prezantojnë punës e gjuhës urbane, që nuk është vetëm të reperat, është te rrokerat. Është te çdokush që bën muzikë urbane. Teksti është gjithçka për një reper për mendimin tim. Unë mund ta di sipas shijes time, por nuk mund ta di sipas elementeve bazë që mund ta ketë një reper, teksti, teknika, diksioni dhe zëri’’, tha Arifi.

Teksa është pyetur nga moderatori i emisionit nëse është ndjerë i nënvlerësuar nga artistët e tjerë. Reperi ka deklaruar se nuk ndihet as i nënvlerësuar dhe as i mbivlerësuar.

“Unë ato që absurdohen apo konsumohen nga publiku nuk mund të them unë si artist që kjo nuk bën. Ndoshta ata që thonë që ky nuk mund të bëj këtë, unë jam autori i 200-300 këngëve, që i kam sot, por që vetë nuk kam interpretuar. Jo për shkak të mendjemadhësisë por prej egos. Nuk mendoj që jam as i mbivlerësuar dhe as i nënvlerësuar, nuk më intereson aq shumë ajo gjë. Nuk jam i dhënë pas asaj, nuk hyj të shikojë komentet. Një gjë i them Mc Kreshës është se ne jemi në konkurrencë me njëri-tjetrën. Kresha e ka konkurrencën me albumin e vitit kaluar, ndërsa unë e kam me Festimin e vitit të kaluar. Nuk mund të jem konkurrent me McKreshën sepse ne jemi krejtësisht të kundërt si artistë. As mënyra e shkrimit, por është një puzzle që ngjitet bashkë”, u shpreh ai.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një perandori dashurie si ajo e Eraldit dhe Xhenisës…!

Next Post

Gerona Hyska s’di të ndalet, këngët e reja vijnë shumë më shpejt se ç’mund ta imagjinoni…!

Advertisement