Vilzana, nuk do përsërisim asnjë pyetje nga intervistat e mëparshme. Pas klipit tënd të fundit “Hatri i dashnisë” e cila ishte një bashkëpunim dhe këngës verore “Sytë e ty”  u duk sikur Vilzana u largua pak nga ekranet muzikore. Pse kjo mungesë?

-Unë nuk preferoj të flas shumë për veten. Thonë: Puno në qetësi e lëre suksesin ta bëj zhurmën. Unë jam teper e kënaqur që këngët e mia nuk kanë datë skadence. Gjithsesi muzika live, koncertet dhe gëzimet familjare, këtu ku jetoj në Itali nuk ka munguar asnjë moment duke e parë si primare në këto kohë pandemie.

 -Nderkohë qe presim diçka të re për publikim?

-Po patjetër, është një projekt i ri që do dalë shumë shpejt për publikun. Është një surprizë mjaft e bukur pas kësaj mungese apo jo?!

Fakti që ke ecur kaq shumë në muzikë, sidomos në atë live, koncerte e evente, mund të përkthehet si fat, pune apo këmbëngulje?

-Talent dhe punë.

-Çfarë ka ndryshuar në look-un/ stilin tënd, kohët e fundit?

-Unë jam kameleon. Sot jam brune nesër ndërroj ngjyrë.(Buzëqesh)

-Zëri që të magjeps?

-Ka shumë, s’dua të bej dallime.

Çfarë i bën njerëzit të zakonshëm dhe çfarë të jashtëzakonshëm?

-Nuk besoj se ka njerëz të jashtëzakonshëm. Ka njerëz më të veçantë por jo të jashtëzakonshëm.

 -Çfarë bën për t’ia zbukuruar ditët vetes tënde?

-Uh, shumëçka. Jam tepër aktive si karakter, më pëqen e bukura dhe kam shumë njerëz të dashur rreth meje.

-Cilat janë arritjet që i ke vënë vetes synim në vazhdim?

-Prioritet janë familja dhe shëndeti. Por edhe në muzikë nuk dua të ngel pas. Do gjej mënyrën t’ju befasoj gjithmonë

-I vendos rregulla vetes apo i merr gjërat si të vijnë?

-I dua gjërat që vijnë spontanisht por i vë vetes prioritete.

-Ku të shijon më shumë muzika?

-Kur këndoj live. Muzika e gjallë është dashuri më vete!

-Koha është treguesi më i mirë për…?

-Gjithçka. Duke filluar nga dashuria, vlerat, fama etj.

-E sjell shpesh ndërmend të kaluarën? Çfarë kujton më tepër?

-Fëmijërinë, adoleshencën, shkollën, shoqërinë, jetën pa brenga. Gjithçka pë çfarë jam nostalgjike.

-Një gjë që ne akoma nuk e dimë për ty, por do të ishte mirë ta mësonim?

 -Synoj skenat e mëdha, pse jo një ditë do e arrij!

-Dhe në fund, ku do shkojë Vilzana pas kësaj interviste?

-Intervistën po e përfundoj pak para  nisjes së të kënduarit live dhe ishte kënaqësi. Faleminderit dhe suksese!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here