Musa, si u bëre pjesë e jurisë së spektaklit virtual të modelingut në Bruksel?
Unë kam vite që bashkëpunoj me kompaninë Martini. Kemi pasur edhe evenimente të tjera që kanë qenë shumë të suksesshme, si në Zvicër ashtu edhe në Bruksel, dhe unë kam qenë pjesë e jurisë. Edhe këtë herë, m’u propozua që të jem President i jurisë. Edhe pse virtuale, çdo gjë ka qenë transparente.
Bashkëpunimi me Martini Kompani është nje ogur i mirë për punën tënde, apo jo?
Unë ndihem me fat që i kam. Çdo bashkëpunim me ta ka qenë përherë ogur për mua.
A është ky evenimenti më i veçantë i vitit?
Mund të them se po, për faktin që ishte virtual, dhe ishte tjetër ndjesi vështirësie (qesh).
Çfarë ka në projektet e tua më tej?
Këto kohë jam përkushtuar shumë në ndërrimin e ambienteve të televizionit. Por që këtu fillojnë projektet e reja, që janë të gjitha në përfundim e sipër.
Dy fjalë për këtë fundvit?
Viti 2021, mendoj, ka qenë i vështirë në gjithçka që ka ndodhur. Uroj që ky vit që po vjen t’i gjejë të gjithë më optimistë. Pavarësisht gjithçkaje na rrethon, mendoj që jeta duhet jetuar pa frikë. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe lumturi!