Një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, Fatos Ahmati vjen në një rrëfim për produksionin e fundit, dashurinë dhe pasionin e madh për këngët tradicionale dhe për jetën në Londër. Publiku e ka mirëpritur këngën, ndërsa artisti iu është falenderues të gjithë atyre që e kanë përgëzuar për produkionin e fundit.
-Fatos përshëndetje! Kjo intervistë po ndodh menjëherë pasi …
-Përshëndetje! Edhe pse ishte kohë pandemie edhe një situatë mjaft e rënduar për të gjithë artistët dhe njerëzimin ku jetojnë, jemi munduar që sadopak muzikën, mos ta ndalojmë, që ta kalonim me sa më pak stres dhe mërzi, për të gjithë ata që jetojnë në UK.
–Çfarë mund të na tregosh për veten ne por edhe lexuesve tanë?
-Unë jetoj në Mbretërinë e Bashkuar për me shumë se 21 vite, bashkë me familjen time, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mi. Kam qenë gjithmonë aktiv dhe i mirëpritur në aktivitetet e zhvilluara në Mbretërinë e Bashkuar, si edhe në mbrëmjet e gëzimet familjare të bashkëatdhetarëve që jetojnë në Londër.
-Si erdhi në jetë kënga jote më e re “Vlla e motër”?
-Kjo këngë erdhi si ide, pasi duke parë situatën që kurbeti ka ndarë, shumë vëllezër e motra dhe kanë patur mall për njeri-tjetrin. Ideja ishte nga tekstshkruesi Ramazan Ceka (nga Shkodra), të cilin e falënderoj shumë.
-Kjo këngë me titull kaq të dashur vjen në bashkëpunim me një tjetër këngëtare, po nga vendlindja jote Agnesa Breçani, më fol pak më gjerë me trego gjithçka si u gjetët me Agnesën, dhe Edi Balilin mjeshtrin e këtij produksioni?
-Duke qëndruar në kohë pandemie edhe duke menduar se kush i përshtatet më së miri këtij teksti ishte vetëm zëri i Agnesa Breçanit, të cilën e kam edhe nga vendlindja ime, me tekstin “Vlla e Motër”, lindi nga shpirti për ta kënduar edhe për të thënë se: shumë vëllezër edhe motra i ka ndarë kurbeti , disa janë martuar larg në shumë vende të ndryshme të botës, por kurrsesi mendjen dhe zemrën vëllait, nga motra edhe familja se kanë hequr asnjëherë. Me Agnesën u gjendëm duke parë tekstin e duke e studiuar me vëmendje sëbashku me kompozitorin, mjeshtrin e madh Edi Balili , të cilin e njoha nga mikesha dhe kolegia ime Valbona Halili, të cilën e falenderoj shumë për ndihmën që më dha për të mundësuar bashkëpunim me kompozitorin Edi Balili, pasi kontaktuam sëbashku , studiuam tekstin, na lindën idetë se kush mund t’i përshtatet më së miri këtij teksti. Qe zëri i saj i bukur, i Agnesës artistes së re Tropojane, që rrjedh nga një familje e mrekullueshme e fisit Breçani që tingëlloi shumë këndshëm me fjalët e tekstit. Kështu erdhi bashkëpunimi i këngës tonë që është pëlqyer shumë nga publiku. I falenderojmë shumë për mbështetjen. Zoti i bekoftë të gjithë kudo që ndodhen.
-Këto sezonet artistike nën presionin e pandemisë do të mbahen gjatë në mendje apo nuk do kujtohen fare?
-Të jemi të sinqertë mungesa e publikjt, mungesa e muzikës gjatë izolimit ishte një goditje e fortë dhe e rëndë për ne që jemi gjithmonë pranë publikut! Megjithatë them se ia dolëm dhe shumë shpejt shpresoj të rikthehemi plotësisht, siç kemi qenë para kësaj pandemie globale sepse dalëngadalë po normalizohet!
-Keni rinisur të këndoni në ambjente me publik, si ndiheni me muzikën e gjallë dhe duartrokitjet e publikut?
-Siç e thashë po shkojmë drejt normalizimit dhe kjo ësjtë ndoshta arritja më e madhe këto dy vite. Duartokitjet jane jetë sidomos për ne ë këndojmë muzikë të gjallë.
-Si është jeta londineze e një artisti si Fatos Ahmati, përtej fotove që shohim nëpër rrjete sociale, video apo spote te ndryshme?
-E qetë, normale me një përkushtim të madh për muzikëm dhe familjen sepse më fund të fundit familja është boshti rreth të cilit rrotullojemi.
-Nëse të kërkoj të më thuash një kuriozitet, ajo që do të më thoje do të ishte…
-Mezi kisha prit me këndu përsëri për njerëz që duan muzikën time.
-Çfarë do më thuash në fund, një mesazh, urim, projekte që vërtiten në mendje?
-I përshëndes të gjithë adhuruesit e këngës time edhe publikun shqiptarë kudo që ndodhet. Zoti qoftë me ta! Projekte të reja janë në ardhje!