Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

EKSPOZITË ME FOTOGRAFITË E RENUAR LOCAJ “ËNDRRAT QË MBARTIM”! NGA Ph.D. OLTSEN GRIPSHI, Kurator i ekpozitës

Advertisement

Njeri i lirë, që jeta jote është një rrugëtim i vazhdueshëm në kërkim të jetës, të tokës së premtuar! Njeri i lirë, që në rrugëtimin tënd, në valixhen që shtrëngon fort ndër duar e ke mbushur plot ëndrra për një jetë më të sigurtë për familjen tënde!

Një paralelizëm kaq i fortë ndërthur natyrën e njeriut me atë të territoreve të shkelura, që shndërrohet në simbol të dinamikës së brendshme të shpirtit të tij. Ashtu si larmia e gjeografisë sëpërshkuar është magjepsëse, po aq dhe e mundimshme e njëkohësisht tragjike është ecja me ditë, javë dhe muaj të tërëpandalur të këtyre njerëzve që brenda tyre pushtohen nga pasiguri dhe ankthe të forta.

Në të vërtetë kjo është gjendja shpirtërore e refugjatëve dhe migrantëve që gjenden aktualisht në Shqipëri, të gatshëm të lejnëpas jetën që jetuan në vendet e tyre të origjinës për të nisur, falë njëudhëtimi të mundimshëm nëpër territore të vështira, mes pyjeve e malesh, aventurën e një jete të re plot të panjohura.

Një jetë të re nga asgjë, por që gjejnë reflektim dhe mbështetje nëpër rreshtat e misionit të Caritas Shqiptar: Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

Këtë vit UNHCR njoftoi se një numër i paprecedentë njerëzish janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 82.4 milionë burra, gra dhe fëmijë janë larguar nga lufta, dhuna dhe persekutimi. Kjo ekspozitë tregon qëndrueshmërinë e refugjatëve. Ata që janë zhveshur nga çdo gjë dhe megjithatë vazhdojnë, duke mbartur me vete plagët e dukshme dhe të padukshme të luftës, persekutimit dhe ankthit të mërgimit. 

Një qasje kjo që hedh vështrimin larg në kohë. Në një kohëpakohë, pasi tema qendrore e ekspozitës është udhëtimi dhe kalvari i të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj lëvizje, shpërngulje njerëzore të cilët kanë mbërritur vitet e fundit në territorin shqiptar. Ekspozita vjen si një imazh tërësor i këtij fenomeni kaq të ndjeshëm dhe të prekshëm në bashkëkohësinë që jetojmë falë fotografive të fotografit Renuar Locaj. 

Fotografitë janë një himn për jetën sesa një “lëmosh” figurative e metamorfozës së qenies njerëzore. Imazhet rrugëtojnënë kohë dhe çaste të ndryshme, ku portretet e fëmijëve, grave, burrave, familjeve apo gjyshit me mbesën shpërfaqin një dramë tëtejskajshme njerëzore. Një dramë të cilën Renuar Locaj e ka evidentuar duke kllapitur dhimbje në sytë e tyre, në pasigurinë për të tashme dhe për të ardhmen e zhytur në errësirën e verbër. Ekspozita nuk sjell vetëm dhimbjen dhe imazhin e një fenomeni kaq dramatik siç është azili apo migrimi brenda mureve të njëmuzeu, sesa përcjelljen e mesazheve të forta dhe kuptimpolta, duke i ndërthurur ata me elementë origjinal të jetuar e të sjellë me vete nga vetë ata. Shputa e këmbëve të tyre është dëshmia më e dhimbshme e rrugëtimit të gjatë ku ata kanë shkelur e shprehur nëheshtje në formë onomatepesh. Braktisja e vatrës, lidhja fizike dhe shpirtërore me atë tokë, i vendit ku këta njerëz kanë lindur ështëpengu i tyre më i pashlyeshëm për të ardhmen që i pret.

Kjo ekspozitë vjen si rrëfim i një realiteti të dhimbshëm qëRenuar Locaj përçon me fotografitë e tij. Fotografi të cilat flasin më shumë sesa deklaratat, synimet dhe parimit mbi drejtësinë, paqen apo solidaritetin nga përfaqësuesit ndërkombëtar. Përfshirëkëtu zërin e mediave dhe intelektualëve, pasi mos pranimi apo refuzimi i refugjatëve dhe migrantëve në thelb e bën shoqërinëbashkëkohor perëndimore më të ftohtë, më indiferente, pse jo më tëashpër, duke mos i ofruar ndihmë konkrete “këtu dhe tani” këtyre njerëzve në kërkim të një jete më të mirë, me valixhen e tyre bosh ndër duar mbushur me ëndrra.

Për dashuritë dhe shpirtin e braktisur në tokat e lëna pas,

ndaj utopive dhe në ndjekje të ëndrrave,

për dhimbjen në sytë e tyre,

për plagët në shputat e këmbëve,

djegur shkretëtirave të pakufishme,

të etur brigjeve të detit të përshkuar,

atyre që fundin prekën,

për buzëqeshjet e tyre,

dhe atyre që janë ndalur buzë shpresës.

Në të vërtetë në shtëpinë e të gjithëve ne, pasi shtëpia e shqiptarit është e Mikut dhe e Zotit.     

Ph.D. OLTSEN GRIPSHI 

Kurator i ekpozitës

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E mbani mend Donën e “Portokallisë”?! Videot që u bënë virale, ja si i imiton ajo Arjolën, Beniadën, Fifin…!

Next Post

Tronditet sporti në Shqipëri, ndërron jetë zyrtari i njohur i futbollit Ylli Tare

Advertisement