Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor në kokë.
Matoshi, e cila me profesion është aktore, përmes një shkrimi të gjatë ka thënë se pas nëntë viteve i është rikthyer sërish sëmundja të cilën e kishte mposhtur njëherë!
“Tash, nëntë vite më vonë, duke mos pushu kurrë sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, krejt këto m’bonën me menu që e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ish rikthy prapë”, ka shkruar mes të tjerash Matoshi në facebook…
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159946752028960&id=792648959
Ndër tjerash, ajo shpreson që ta kalojë këtë sfidë me sukses dhe ta jetojë jetën pranë fëmijëve dhe ta vazhdojë rrugëtimin e saj artistik.
“Me misionin e njëjtë prapë po më duket, me më tregu që koha është tepër e vlefshme edhe duhet me kalu më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tim, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që duhemi pa kushte. Gjithçka dua më shumë”.
“Të mërkurën duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes, mirëpo e di që rrugëtimi im do të vazhdojë, sepsë është shumë i gjatë. Kam shumë qytete të botës pa i parë, shumë skena të filmit pa i shkelë, shumë role pa i luajt, i kam fëmijtë që duhet me i bë të Zot e vetës…”, përfundon Matoshi