Artisti suedez Lars Vilks, i cili trazoi botën me anë të karikaturave të profetit Muhamed, humbi jetën ditën e djeshme në një aksident automobilistik. Uniformat blu raportojnë se aksidenti ndodhi ditën e djeshme në jug të qytetit suedez, Markaryd.
Vilks, 75 vjeç jetonte nën mbrojtjen e policisë që prej periudhës së publikimit të karikaturave të profetit Muhamed. Në momentin e aksidentit ai po udhëtonte me një makinë policie shoqëruar dhe nga dy oficerë teksa u përplas me një kamionçinë. Lars dhe dy oficerët mbetën të vdekur nga përplasja fatale.
Karikaturat e publikuara në 2007-ën revoltuan mijëra myslimanë, të cilët e konsiderojnë të ndaluar ilustrimin e profetit. Lars Vilks e ilustroi këtë të fundit në trupin e një qeni.
Ky gjest i karikaturistit suedez detyroi kryeministrin e vendit, Fredrik Reinfeldt të takohej me ambasadorë të 22 shteteve islame për të parandaluar një situatë kaotike. Pak kohë më pas, grupimi terrorist Al-Qaeda ofroi 100 mijë dollarë shpërblim për vrasjen e tij.
Në 2015-tën, ai i shpëtoi një tentative vrasjeje pasi ishte ftuar në një fjalim në Copenhagen. Vilks u shpreh i bindur se shënjestra e armës ishte ai, por në vend të tij ndërroi jetë një regjisor filmash
𝘽𝙪𝙧𝙞𝙢𝙞: BBC