Ermira Memaj është një këngëtare që bazën e këngëve të saj e gjen tek muzika popullore dhe ajo nuk e ka zhgënjyer kurrë. Periudha pandemika ka pushuar të gjitha fushat por vetëm prej pak kohësh ajo ka sjellë një këngë me motive veriu dhe një tjetër këngë të cilën sapo e ka publikuar me titull “A e din”. Ndërkohë në këtë intervistë Ermira na tregon më shumë rreth vetes, muzikës live, magjisë që i dhuron skena dhe pritshmërive që ka në fushën e saj…!

-Ermira, kënga “O moj bjeshkatare”, në vetëm pak kohë, ka arritur të ndiqet dhe të pëlqehet nga publiku… Zgjedhje e bukur për një sukses të garantuar, apo jo?

– Këngët e Malsisë nuk dalin asnjëherë nga moda dhe mendova pse mos e sillja edhe unë një këngë me bazë popullore veriu si çikë malsie që jam. (Buzëqesh)

– Cili ka qenë urimi më i rëndësishëm, pas daljes së një kënge apo klipi? 

– Kanë qenë shumë, pa fund dhe nuk dua të veçoj por të falendëroj për mesazhet uruese dhe vlerësuese.

– A të është dashur të presësh shumë për këtë sukses që ke sot?

-Çdo gjë vjen në kohën e saj por nëse nuk punon besoj se ajo kohë nuk vjen kurrë, prandaj me punë arrihet gjithmonë gjithçka, herët apo vonë.

– Deri tani, gjithçka që i ke premtuar publikut e ke realizuar…

– Jam munduar dhe besoj se ia kam arritur.

– Do të doje të ishe model për femrat e tjera? Si do të doje të të shihnin ato? 

– Unë përfaqësoj veten dhe të gjitha femrat që këmbëngulin në atë që synojnë, që kur e duan diçka me shpirt e arrijnë, pavarsisht pengesave.

– E mat karrierën me vlerën monetare?

– Asnjë karrierë nuk duhet të matet vetëm me vlerë monetare.

– Në thelb, ti bën muzikë për veten apo për të tjerët?

– Nisem nga vetja por përfundoj tek shijet e publikut, sepse ata janë duartrokitja përfundimtare.

– Ç’mendon për skandalet që shoqërojnë këngëtaret në përgjithësi?

– Nuk mendoj asgjë, janë çështje që nuk më përkasin që të futem dhe komentoj jetën e të tjerëve. 

– Thjesht, duke të parë në klipet e tua, ti më jep përshtypjen e një vajze të guximshme dhe të fortë. Çfarë të karakterizon tjetër? 

– Faleminderit, nuk gabohesh, por jam edhe shumë e ndjeshme, sepse i përjetoj situatat dhe nuk jam njeri që përpiqem të gjej tek të tjerët mangësi apo defekte, por vetëm anën e mirë.

– Thonë që jeta e këngëtarëve është e mbushur me qejf e argëtim. Është e tillë edhe jeta jote? 

– Është një jetë si e gjithë njerëzve të tjerë, me të bukura, ulje-ngritje, më batica e zbatica, me buzëqeshje, por e ngarkuar dhe shumë aktive që kërkon gjithçka kohën e saj. Më pëlqen jeta që bëj, sepse këtë kam dashur, gjithmonë pa e ekzagjeruar.

-Çfarë ka e ardhmja e afërt profesionalisht, një këngë një klip…

-Sapo kam publikuar klipin tim më të ri që e gjeni në youtube me titull “A e din” dhe shpresoj që shumë shpejt do sjell disa këngë të tjera.

– Në fund, një vajzë si Ermira do të thoshte…

-Faleminderit për të gjithë mbështetjen, faleminderit që vlerësoni artin dhe siç e thashë shumë shpejt do sjell disa këngë shumë të bukura. Vetëm më ndiqni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here