Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Deoni, fëmija gjeni dhe rruga drejt shkencës

Intervistoi: Fabjola Kuburi

Ai sapo ka mbushur 8 vjeç dhe duket se e ka shtruar më së miri rrugën drejt artit dhe suksesit. Deon Nasko, simpatiku që ka rrëmbyer zemrat e kujtdo që e ka parë qoftë edhe një herë në ekran, foto apo e ka takuar. Për Deonin kujdeset deri në detaje mamaja e tij Jorena, e cila është edhe mbështetja kryesore dhe shtysa e tij më e madhe. Për më gjatë bisedojmë me Jorenën…!

Advertisement

-Jorena, ti je mami i djaloshit 8 vjeçar Deon dhe arsyeja që te kemi ftuar për këtë intervistë është pikërisht Deoni, i cili duket se po rritet sa i bukur, po aq edhe i orientuar drejt artit. Na trego diçka më shumë…

-Ju falënderoj për përzgjedhjen e Deonit dhe për këtë intervistë. Kjo është e disata intervistë që më bëjnë për Deonin dhe më bën shumë krenare për këtë pjesë. Deoni në moshën 4 vjeçare ka nisurr rrugëtimin e tij drejt botës së artit. E nisi si model dhe së fundmi si asistent në një emision mjaft të ndjekur.

-Si lindi ideja për t’ju përkushtuar kaq shumë dukjes së Deonit në rrjete sociale por edhe me gjerë? Kush merret më shumë më të, ti besoj…

-Duke pasur shumë projekte doja që t’i kishte të përmbledhura si album në profilin e tij në Instagram dhe pse jo të kishte mundësi nga Instagrami meqë së fundmi është një ndër platformat më të ndjekura online. Me profilin e Deonit në fillim e kam hapur unë dhe ja marr, por kemi pasur dhe bashkëpunim me një zyrë marketingu. Për të mos harruar pjesën, që për çdo postim pyetet dhe Deoni. (qesh)

-Është i lodhshëm i gjithë ky angazhim apo kënaqësia e tejkalon lodhjen?

-Normal çdo angazhim ka lodhjen e vet, por kënaqësia që merr tejkalon çdo lodhje. (qesh) 

-Deoni ka qenë edhe pjesë e disa klipeve të emrave më të njohur në muzikën shqiptare, përmendim këtu klipin e fundit të Capital-T. Si erdhi ky bashkëpunim?

-Bashkëpunimi me Capital-T erdhi nëpërmjet një zyre që merret me casting. Ata e panë dhe e pëlqyen Deonin për imazh të clipit.

-Në cilat fusha ka Deoni më shumë talent dhe vokacion? 

-Deonin tani e shoh me shumë te aktrimi. Nuk dua të lë pa përmendur edhe faktin që Deoni do të ndjek rrugën drejt shkencës. Në të ardhmen mund të kemi një shkenctar shqiptar, pse jo ose një astronaut. (buzëqesh) 

-Ju njohin me Deonin në rrugë, ju komplimentojnë, si sillen?

-Po më ndodh shpesh që të më flasin në rrugë prej Deonit.

-Nderkohë që Deon është edhe imazh i disa firmave të njohura ndërkombëtare për veshjet e fëmijëve. Këto bashkëpunime kanë ardhur si rrjedhojë e…

-Këto bashkëpunime kanë ardhur, pasi këto faqe kanë parë profilin e Deonit ne Instagram. Ndërkohë edhe ne ju kemi nisur atyre disa vidio prezantimi të Deonit.

-Cilat janë disa nga fotot ose ndoshta dhe fotoja që e ka bërë Deonin të ngelë ne mendjet e atyre që e kanë parë atë foto?

– Fotoja më e pëlqyer e Deonit është ajo me kostum popullor.

-Sfilatat e Deonit, më të rëndësishmet dhe më të veçantat…

-Sfilata më e rëndësishme dhe më emocionuesja mund të thoja është ajo kur kemi dal të dy në pasarel.

-Në fund diçka që mbeti pa thënë… 

-Dua të them që Deoni shumë shpjet vjen me një projekt të ri kinematografik bashkë me mua. Dua të them edhe diçka të fundit. Ju them të gjithë prindërve të lejojnë fëmijët të ndjekin ëndrrat e tyre. (buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Revista Online-9 Tetor 2021

Next Post

“Excusez-Moi” sjell Syartën më bukur se kurrë në tregun muzikor…!

Advertisement