Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Make up artistja e njohur Merita Merja festoi ditëlindjen, zbuloni detajet nga mbrëmja e paharrueshme

Ditët e lindjes janë gjithmonë të veçanta sidomos për njerëzit e mëdhenj. Ashtu sikurse të gjithë e njohin për zemrën e saj të bardhë, për mirësinë e pafundme dhe për të bukurën, që i reflektohet së jashtmi e së brendshmi Merita Merja festoi një ditëlindje përrallore mes miqëve, të afërmve dhe familjarëve. Make up artistja e preferuar e VIP-ave shqiptarë, mikja e çmuar e shumë njerëzve, në ditën e saj të shënuar mblodhi në kompleksin Royal Blue Patok, në Lagunë, të shtrenjtit e saj për të festuar mbi jetën dhe sukseset që janë bërë pjesë e pandashme e rrugëtimit të saj. Mes muzikës së mirë, me pjesëmarrjen e Valbona Memës, Era Rusit dhe tingujve më të dashur, të natës së paharruar, mes arredimit të kuruar deri në detajet më të vogla, Merita Merja kërceu dhe kaloi disa orë për t’u mbajtur mend mes mikeshave të ngushta. E veçanta e mbrëmjes ishte një buqetë gjigande me trëndafila të bardhë e cila i erdhi surprizë dhe i dha prekjen finale atij organizimi madhështor. Ndërsa ishte e rrethuar me dashurinë e atyre që mban afër make up artistja dukej më e lumtur se kurrë teksa këndonte këngë tironse dhe muzikën e përzgjedhur nga artistet që morën pjesën në organizimit gjigand. Urimit të miqëve, familjarëve dhe stafit të saj i bashkohet edhe “Gazeta Intervista”, që i uron Meritën të qeshura, lumturi dhe shëndet! Qoftë e gjithë jeta e saj festë dhe e priftë e mbara në çdo hap!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Roli i intelektualit përtej syzeve te anësimit. Opinion nga Dhurata Kasa, mësuese Gjuhë-Letërsie

Next Post

Arsyet pse kirurgjia plastike është bërë kaq popullore… Nga Dr Senera Hoxha!

Advertisement