“Gjeopolitika dhe fuqia ushtarake e Shqipërisë në “Luftën e Ftohtë”,është libri më i ri që konkuron sot me dinjitet në treg. Autori i librit është kolonel Zeno Jahaj,i njohur në publistikën dhe masmedian Sshqiptare. Kultura ushtarake dhe civile, jeta e autorit e shtrirë në dy kohë, në dy sisteme politike,ndjesitë e përjetuara në ushtritë e të dy kohëve,përfshirja në sistemin e karierës,përmes sfidave dhe ambicieve konkuruese, e kanë ndihmuar autorin të përgatisë një libër dinjitoz,me vlera dhe me një informacion të pasur e me referenca autoritare dhe shkencore.
Vlerat didaktike të libërit qëndrojnë në faktin që materiali lëndor nuk shtjellohet në mënyrë akademike e skematike,por me një stil të këndëshëm,mjaftë tërheqës,me mendime shprehëse e të qarta.Libri jep modelin sesi gjeopolitika duhet të ndihmojë në trajtimin e problemeve aktuale,por edhe historike,civile dhe ushtarake,filozofike dhe sociale,ekonomike e gjeostrategjike.
Lufta e Ftohtë e cila nis menjëherë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, në librin e autorit,trajtohet si një lojë gjeopolitike e frymëzuar sipas parimit të ”tokës së xanun”.I udhëhequr nga ky parim Stalini do të përcaktonte: ”Kjo luftë nuk është si në të kaluarën.Kushdo që pushton një territor,imponon sistemin e tij shoqërorë….aq larg sa mund të shkelë ushtria e tij”. Në këtë mënyrë vendet e Europës Lindore u futën nën ombrellën sovjetike, të përfshira në Traktatin e Varshavës.Parimit të “tokës së xanur”do t’i përulej në të njëjtën masë edhe SHBA. Pas hapjes së Frontit të Perëndimit në Luftën e Dytë Botërore, dhe ku shkelën ushtarët amerikanë dhe anglezë, pas kësaj lufte,këto vende do të bëheshin anëtare të NATO-s. Veç planit “Marshall”për ringritjen e ekonomisë së vendeve të Europës Perëndimore,në të njëjtën kohë nga Amerika filloi të aplikohej edhe “Doktrina Truman”,e orientuar posaçërishtë për Greqinë dhe Turqinë. Si fillim, një ndihmë prej 400 milionë dollarësh,në formën e armatimeve e pajisjeve ushtarake,teknologji e trajnime ushtarake,asistencë dhe grante sigurie,shuma që më pas shkuan në miliarda dollarë.Edhe pse Greqia dhe Turqia ishin dy vënde jo shumë miqësore mes tyre,doktrina “Truman”,për qëllime gjeostrategjike,synonte përmes këtyre vendeve të bllokonte daljen e rusëve në Mesdhe.Pranimi dhe angazhimet e përbashkëta të të dy vendeve në NATO,shkruan autori i librit,shërbyen disi si një valvulë shkarkimi tensionesh e rivalitetesh të vjetra që ato trashëgonin mes tyre.
Si një njohës i gjeopolitikës, përmes saj,autori i librit ka synuar të shpjegojë mjaftë dukuri politike dhe ushtarake,teori dhe strategji që ngrihen dhe bien,doktrina dhe aleanca sipas konjukturave të kohës.Kërcënim i një lufte bërthamore mes të dy superfuqive ka qënë tipar dallues në vitet 60-të.Vendosja e raketave balistike amerikane”Jupiter” në Itali dhe në Izmir, Turqi, me rreze operacionale 2,400 km u bë shkak që nga rusët të vendosnin raketa balestike SS-4 dhe R-14 në Kubë 140 km larg brigjeve të SHBA, me rreze operacionale përkatësishtë 2,080 km dhe 3,700 km. Në këto kushte lindi edhe “Iniciativa e Mbrojtjes Strategjike”.Ndikimet e këtij rivaliteti mes dy superfuqive kanë qënë reale duke përbërë rrezik edhe për Shqipërinë.Për të argumentuar këto të vërteta ,autori i librit sjell bisedën e Sekretarit të Mbrojtjes së Amerikës,Maknamara me gjeneralin Pauer,Komandant i Komandës Ajrore Strategjike,për ta njohur me “Planin Unik të Integruar Operacional-62”,ose planin e goditjeve bërthamore në rruzullin tokësor.Kur gjenerali gjatë prezantimit të planit pa se Maknamara shprehu habi kur dëgjoi se në këtë plan përfshihej dhe goditja mbi Shqipërinë, me humorë i thotë Sekretarit të Mbrojtjes:”E po , zoti Sekretar,shpresoj se nuk keni ndonjë mik apo mardhënie në Shqipëri,sepse njitash ne do të na duhet ta fshijmë nga faqia e dheut.”Për ngjarjet e viteve 60-të, në botë, edhe në Shqipëri,në librin e Zenos,bëhen analiza të mirë argumentuara,jepen shpjegime dhe trajtohen oponenca ,të cilat ngrihen mbi faktorët ideologjik,partiak dhe tradicional të kohës. Madje,me të drejtë autori, për disa ngjarje dhe fenomene,të ndodhura në kohën e luftes së ftohët, ka një mendim ndryshe,nga historiografia zyrtare. Lidershipi Shqiptarë i kohës në këtë periudhë kërcënimi dhe rreziku, në pikpamje gjeopolitike, luajti mjaftë mirë duke e shkëputur vendin nga influencat sovjetike dhe të Traktatit të Varshavës.Një akt i tillë e mbajti vendin larg zonës së rrezikut,duke ndjekur me vëmëndje balancat politico-ushtarake dhe ekuilibrin mes superfuqive.Në këtë periudhë rusët e vlerësonin Shqipërinë një armik,por të vështirë për ta sulmuar,jo se i mungonin kapacitetet dhe forcat,pasi ato i kishte me tepëricë,por për shkak të vlerësimit gjeopolitik të Shqipërisë, dhe se në kufinjtë e saj, përplaseshin interesat e të mëdhenjve .Ndërsa NATO, shkëputjen e Shqipërisë nga rusët,e vlerësonte politikishtë si një hap pozitiv,ku nga teritori i saj,largohej kërcënimi dhe mundësia e goditjeve të bazave të saj,në Itali e në Mesdhe.Ndërsa në pikpamje ushtarake Shqipëria nga ekspertët e NATO-s,nisi të vlerësohej si një ”kundërshtar i domozdoshëm”.
Përmes trajtimit të shumë fenomeneve dhe problemeve të kohës,autori duket sikur na tregon, jo vetëm rëndësinë e gjeopolitikës,në zbërthimin e mjaftë të panjohurave,por edhe se kjo disiplinë shkencore, është edhe mjaft xanxare e rigoroze.Ajo nuk pranon informacione të rëndomta, përsëritjen e disiplinave të tjera shkencore në mënyrë mekanike,pa lidhje,pa një kohezion të brendshëm,pa i parë fenomenet në lëvizje dhe zhvillim të vazhdueshëm.Kur autori i librit analizon burimet e fuqisë ushtarake,dhe elementët përbërës të saj,nuk ndalet vetëm në trajtimin sasiorë të tyre, por edhe në atë cilësorë,tregon kufinjtë se kur prishen këto balanca, dhe fuqia kthehet në dobësi. Kështu, autori shpjegon se madhësia e popullsisë është element i rëndësishëm i fuqisë së një vendi.Por,kjo është relative se jo cdo madhësi numerike popullsie përbën fuqi.Kthehet në fuqi një popull i cili është i ushqyer,i organizuar,i stërvitur dhe me moral të lartë.Në të kundërtën madhësia e popullsisë përbën problem për fuqinë në luftë,kur populli është i paushqyer,i pastërvitur dhe pa moral lufte.Kështu ndodh edhe me armatimin dhe industrinë e luftës të një vendi.Në një etapë të caktuar ato mund të ndikojnë ndjeshëm në fuqinë ushtarake,por nëse kjo industri nuk ecën bashkë më kohën, nuk mund të ndihmojëi në fuqinë ushtarake të një vendi,madje mund të kthehet në një kosto të lartë, dhe që dobëson fuqinë luftarake.
Diplomacia në tregun gjeopolitik,është një kapitull tjetër mjaftë tërheqës,ku përshkruhen situata kontradiktore, flitet për autoritarizmin e të mëdhenjëve dhe rolin diktues së tyre në botë. Vendet e vogla para këtyre të mëdhenjëve,përshkruhen si nxënësi para mësuesit. Rivaliti për shkallën e influencës ndaj Shqipërisë sidomos nga Britanisë e Madhe dhe BS,trajtohet me materiale dhe referenca të reja,të panjohura më parë.Nga njëra anë tregohet Stalini mospërfillës ,autoritar dhe diktues ndaj vendeve të vogla, dhe nga ana tjetër Çurçilli,që kërkonte më tepër liri dhe të drejta për këto vende.Stalini që pranonte se tre të mëdhenjtë duhet të siguronin qetësinë e botës,pa prezencën e vendeve të vogla,pa pjesmarrjen e tyre në tavolinën e bisedimeve.Të kundërtën e këtij qëndrimi e shpreh metafora profetike e Çurçillit se:”Shqiponja duhet t’i lejojë zogjtë e vegjël të këndojnë dhe të mos shqetësohet përse këndojnë.”Shikojmë një Stalin që në ligjirat të drejtë është shprehur se:”Çfarë bëri Shqipëria në luftë për të merituar një nivel të tillë përfaqësimi?!”, dhe një Çurçill që synonte ta përfshinte vendin tonë në zonën e tij të influencës,edhe pse këto zona influence ishin ndarë në Jaltë.Një Stalin që duke përdorur ndaj Shqipërisë autoritetin e një vendi të madh, të realizonte përmes tij, synimet gjeostrategjike,të BS, dhe një Çurçill, që me plane paramilitare synonte ta shkëpuste Shqipërinë nga orbita sovjetike.Në përballje me këto situata,autori mjaftë mirë përshkruan qëndrimin e faktorit shqiptarë,luajalizmin e diplomacisë,shfrytëzimin e kontradiktave mes superfuqive,ndertimin e aleancave për përfitime ekonomike dhe ushtarake,përcaktimin e shkallës së rrezikshmërisë dhe të kërcënimit që mund t’i vinte vendit,anët e forta por edhe dobësitë e brëndëshme të shtetit shqiptarë,etj.
Në 523 faqet e librit autori në mënyrë analitike zbërthen burimet e fuqisë,strategjinë dhe doktrinat ushtarake,moralin dhe forcën e armëve,përgatitjen e mjedisit për luftë,nivelin e lidershipit politiko-ushtarak,syrin me të cilën e vlerësonin Shqipërinë NATO dhe Traktati i Varshavës,etj.
Libri i Zenos “Gjeopolitika dhe fuqia ushtarake e Shqipërisë në Luftën e Ftohëtë”është një vlerë e shtuar në fushën e historiografisë, dhe ca më tepër në ato të gjeopolitikës,ku studimet në këtë fushë duken disi të munguara.Një libër që nxit kureshtjen,shton informacionin,dhe të pasuron biblotekën.Një ftesë për debat….
Agron BERDAJ
Advertisement