Një nga zërat më të mirë të muzikës në Shqipëri, që po krijon edhe figurën e këngëtares jashtë, në Amerikë, Gerona Hyska ka rrëfyer për jetën private dhe për pasionin e jashtëzakonshëm, që ka për muzikën. Kohët e fundit ajo është përfolur për një lidhje të mundshme dashurie, pasi dhe kënga e saj më e re mban titullin “Zemër”, mirëpo Gerona përgënjeshtron fjalët duke pohuar se ishte koha e duhur për ta sjellë këtë produksion. Kënga e pritur mjaft mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj është një mesazh i bukur për shpirtrat e dashuruar. Përtej të gjithave, Hyska zhvesh petkun e artistes duke u përgjigjur një e nga një pyetjeve ngacmuese.
Gerona, titujt e këngëve të tua janë njëri më i veçantë se tjetri. Si i godet?
Para se të publikohet kënga e mendoj mirë e mirë dhe pastaj e vendos titullin e këngës, normalisht, gjithmonë në lidhje me tekstin. Këtë të fundit nuk e shkruaj vetë.
Kënga “Zemër” për shembull është shumë e bukur. Ç’mund të më thuash për të, si prurja jote më e re?
Është me të vërtetë e veçantë edhe në zhaner muzikor e po ashtu edhe si projekt në tërësi. Është thjesht çështje inspirimi në periudha të ndryshme kohore. Këtë herë e ndjeva të vija e tillë si kënga “Zemër”.
Si e mat Gerona suksesin e një këngë të re?
Gjithmonë e krahasoj punën time të mëparshme me atë që kam realizuar sot dhe nëse kam avancuar sigurisht që është sukses po flas si kualitet i këngës, videoklipit, gjetja e stilit të veshjes dhe mbi të gjitha përkrahja nga shumë artistë vendor.
Ku qëndron sekreti i bukurisë tënde?
Edhe pse jam shumë e angazhuar mundohem të bëj një jetë të shëndetshme duke filluar nga ushqimi dhe së fundmi palestra. Ta duash veten është me rëndësi.
Kë sheh si rival në skenën shqiptare?
Rivalitetin më të madh e kam me veten si gjithmonë. Nëse shihni pas karrierën time 15 vjeçare do vëreni çdo vit një Vesë më ndryshe.
Gjëja e fundit që do të doje të të dhuronte jeta?
Të shoh të më kthehet vlerësimi një ditë në gjithë ato vite, që unë i kam shpenzuar duke punuar fort për një gjë që e kam në gjakë e ajo është muzika.
Çfarë të bën të veçantë?
Që jam autentike apo më saktë vetvetja në çfarëdo që bëj apo them.
Çfarë duhet të bëjë një mikeshë e jotja që ta konsiderosh armike?
Të ma mohoj punën dhe të mos më përkrah në çdo aspekt jetësorë në të mirë e në të keq. (qesh) Atëherë nuk është mike e imja.
Çfarë cilësish duhet të ketë dikush që të bëhet miku apo mikesha jote?
Fillimisht të jetë besnike, e sinqertë me mua, të ketë mirëkuptim edhe kur nuk kam kohë të ndaj për të dhe sa r informacion kam vetëm një mikesh. Rrethin shoqëror e kam shumë të ngushtë.
Tre elementët që mendon se ia rrisin vlerat një femre?
Vetëbesimi, karakteri dhe pavarësia financiare ose ekonomike.
Çfarë e bën Geronën të skuqet?
Hmmm vetëm nervozia e madhe e bënë këtë gjë. (qesh)
Nga se ka frika Gerona?
Kam frikë vetëm nga Zoti.
Pse duhen dashur meshkujt?
Sepse mendoj është reciproke të do edhe ti e do. Përndryshe, askujt s’ia kemi borxh dashurinë. Andaj jo të gjithë mund t’i duam.
Me sa shikime bie në dashuri?
Nuk besoj në dashuri me shikim të parë e kështu gjërash sepse jam më e thellë si tip, por nëse duhet numëruar, pas shumë numrave (qesh)
Tatuazhi më i veçantë që do të bëje dhe ku?
Eh, po ta kisha menduar mirë deri më tani e kisha bërë një, por është gjë që ngelet përjetësisht dhe duhet ta rimendosh. Por, më pëlqejnë shumë tatuazhet dhe me gjasë po ta kisha bërë një të tillë do të shkruhej diçka e shenjtë rreth familjes ose emri i vëllait.
Ç’është antistres për ty?
Kur shkon puna mbarë e mirë dhe kuptoj se jam stresuar kot.
Në pub, bën zhurmë, gjuan apo kërcen?
Nëse flet për mbrëmjet e mia muzikore, aty bëhet çmenduri vallëzoj e këndoj me super energji pozitive. E sa i përket daljeve të mia për qejf ka kohë që s’janë në funksion, por sigurisht vallëzoj e bëj qejf.
I mbyll sytë kur puth?
Po edhe kafshoj në fund. (qesh)
Nëse dyshon se i dashuri të tradhton, do të paguaje një dedektiv privat për të zbuluar të vërtetën?
Jo asnjëherë, ato lekë të pagesës së detektivit do i shpenzoja në Ibiza e rrethuar me shoqëri të re.