Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

KOZMOGONIA EKZISTENCIALISTE NË ARTIN KONCEPTUAL TË OLTSEN GRIPSHIT! Nga Artur Spanjolli

Ekspozita e hapur së fundmi në “Pavjonin e artitbashkëkohor shqiptar” në Ministrinë e Kulturës, ështëreflektimi i fundit dhënë falë gjuhës së artit konceptual mbi jetën dhe bukurinë e saj, nga artisti Oltsen Gripshi. Kjo ekspozitë tregon për një rritje, për një pjekuri nga ana konceptuale e artistit Gripshi. Forma e tij origjinale për tëreflektuar mbi jetën dhe natyrën, mbi misteret, mbi bukurinëdhe magjepsjen nga ajo, artisti arrin ta përcjellë me sende tëjetuara, duke na kujtuar kësisoji arte povera. Elemente të cilët ai i ka zhveshur nga kuptimësia e së përditshmes së tyre, për t’i “ripërtërituar” falë poezisë që ai i mbivendos, duke i përdorur në formë konceptuale.

Advertisement

Arti konceptual, si një formë bashkëkohore shprehje, si një alternativë e asaj klasike të së pikturuarit, i lejon autorit tëflasë nëpërmjet simbologjisë. Simbole jo vetëm statike, tëgjetura dhe të përdorura rastësisht aty, por të medituara thellë. Elemente që nisin reflektime alkimike, aq sa e përfthithin, nxisin shikuesin të reflektojë thellë mbi ekzistencën e qeneis së tij. Në veprat e ekspozuara perceptohet lehtësisht se nxitja fillestare e artistit, për këtë ekspozitë ka qenë tërmeti i nëntorit 2019, i cili nuk tornditi vetëm tokë ku ai ecën, por shpirtin dhe psikikën e tij. Veprat në vetvete nuk shpërfaqin shkatërrimin, as rrënimin shpirtëror, sesa energjinë e forcës së mendimit dhe ndjeshmërinë për ta thyer errësirën me ngjyra që përfaqësojnëtriumfin ndaj së keqes! Ai u ka ndalur për një çast, për t’u thelluar. Pra tërmeti i ka dhënë atij mundësi të meditojë nëheshtje dhe ta vëzhgojë jetën me një kujdes dhe thellësi tëveçantë, duke e parë atë si një cikël stinësh, me ndjeshmërin dhe temperamentin e tyre. Një rrugëtim nëpër shtigjet e ndjesores. Dimrin ai na e ka dhënë me simbolin e jorganit, duke na krijuar kështu idenë e braktisjes edhe të ftohtësisë. Ftohtësi jo vetëm dimërore për nga përjetimi, por edhe si njëpërplasje vegimesh që zgjojnë tek artisti ankthe dhe frikëra. Ftohtësi, e cila dëshiron të mbushet me diçka më jetësore, me fryë dhe jetë. Bluja e tij ndrin ftohtë jo rastesisht nëpërgjeometritë rrethore të jorganit. Ngjyrë e cila në tabllonë tjetër shndërrohet në rozë dhe violet ngjyrë mjaltë, kromaturëshpresëdhënëse e pranverës, ku ndjehet energjia futuriste e dallëndyshes së kompozuar zhkompozuari. Në stinët e qenies së Gripshit ndjehet sikur shpirti njerëzor shtegton përtej lart trupit nëpër notat e katër stinëve të Vivaldit si shenj e përtëritjes pranverore. Kjo hapësirë e thjeshtë pranverore, ku jo pa qëllim autori e mban me shumë pak elemente, (vetëm dy zogj) i krijon mundësinë jo vetëm atij, por sidomos secilit prej nesh ta stimulojë vetë imagjinatën e tij. Pastaj, si në njëudhëtim nëpër stinë, elementi i gjarpërit na shfaqet si simbol i pavdekësisë dhe i ringjalljes, është parë gjithashtu në shumëkultura edhe si simbol i kohës ciklike. I kohës që rikthehet dhe gjithashtu i forcës hyjnore. Ky simbol i trajtuar me ngjyrën everdhë diellore krijon një pleksje shumë të fortë emocionale, aq sa të shpien pakuptuar në një hipnozë antropocentrike.

Ndër stinët më ftuese për të përjetuar një gjendje krejt surreale është vjeshta, me gjethet e thara shumëngjyrëshe tëcilat duken sikur shtriqen lehtshëm mbi sipërfaqen e murit si shtrati i tyre dashuror. Poezia e saj dhe sidomos elementet e prekshme të gjetheve, përhapur kudo, bëjnë që artisti të arrijë të komunikojë edhe nëpërmjet shqisës së prekjes.

​Gripshi, i cili e shikon ekspozitën si një reflektim mbi shumllojshmërinë dhe ciklin e jetës ka arritur të emocionojë, jo vetëm për gjetjen e tij konceptuale, por mbi të gjitha falëpeshës dhe rëndësisë simbolike që elementët e tij përcjellin.Forcë e krahasueshme me atë të një demiurgu eremit që botën e tij të brendshme e shndërron në imazhe konceptuale tëperceptueshme dhe prekshme nga të gjithë.

Artisti i bën jetës një shtjellim, jo vetëm horizontal me kater stinet, por edhe vertical për nga thellësia e mendimit […]Duke folur me një gjuhë të thjeshtë për nga përmbajtja dhesurreale-konceptuale për nga qasja estetike. Tulipani simbolizon për autorin lindjen jetës. Kafka simbolizon vdekjen si bashkëudhëtarja e vetë jetës. Ndërsa klesidra simbolizon kohën si një konvencion e pavdeksisë. Këto tre elementë janë edhe treguesit kryesorë më të thellë dhe domethënës të cilët hedhin dritë mbi një reflektim ekzistencial të vetë artistit. Janë këto tre elementë së bashku me vezën kozmike, – nga ku gjithçka ka filluar -, pikat më kuptimplotatë vëzhgimeve të tij rreth qenies njerëzore. Trandja nga gjëma e termetit, ka qenë për artistin një moment heshtjeje dhereflektimi. Çast kur njeriu ndalet dhe fillon të meditojë mbi natyrën e tij të rastësishme në univers, edhe mbi rolin e tij si artist i artit bashkëkohor që nuk mund të rri kurrësesi i strukur në qoshin e ekzitencës së tij.

Simbologjia e Gripshit është një simbologji shumëdomethënëse dhe e goditur, ku ai në sajë të një njohje të mirëfilosofike dhe rrymash bashkëkohore në art, tenton dhe ja deltë shpjegojë esencialen me pak mjete. Jeta është delikate dhe e brishtë, por për artistin ajo është e shenjtë. Dhe ndoshta kjo është arsyja pse ajo duhet jetuar intensivisht dhe me ëndje. Por interpretimet mund të jenë të shumëllojshme edhe vetjake. Një nga vlerat e padiskutueshme të artit të vertetë ështëuniversaliteti i saj. Ky mesazh universal lexohet qartë tek veprat artistit Gripshi. Një univers konceptual, pak hermetik, por ku gjithkush mund të marrë shtysë meditimi edhe mbi pyetjet më të thella ekzistenciale: Kush jemi? Nga vijmë? Ku shkojmë? Ky dialog monolog që spektatori bën duke u përballur me veprën e Gripshit, e shtyn pra atë, spektatorin, jo vetëm të bëhet akoma më kureshtar, por edhe ta gjejë ndoshta përgjigjen po vetë. Gjithçka është e jetëshkurtër dhe e përkohshme, ndaj nuk duhet të jetojmë pa përgjegjësinë e vlerës së saj.

Një ekspozitë e goditur dhe me një fill filozofik. Njëreflektim i thellë mbi jetën, dhënë me sende të jetuara, tësinqerta, plot ngjyra të goditura dhe të menduara mirë. Ecuria konceptuale e artistit Oltsen Gripshi është e ndjeshme. Ai ka dashur t’i thurë  një himn bukurisë së jetës, forcës së saj, brishtësisë së saj, misterit dhe vazhdueshmërisë së saj nëkohë.

ARTUR SPANJOLLI

Shkrimtar

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ermand Mertenika: Ndikimi negativ i stresit ne gjëndjen e pacientit të infektuar me Covid-19

Next Post

Vjen " Lonely" super këngë, shumë klikime

Advertisement