… muzikë më të fëlliqur se sa ndër lokalet shqiptare, akoma nuk më kanë zënë veshët tjetërkund… për të mos folur për tmerrin që transmetohet nëpër autobuze dhe mjete tjera të transportit të qytetarëve.
… Normalisht që problemi fillon tek prodhimi mediokër i muzikëtarëve, tek mungesa e ideve artistike, banalizimi i gjuhës së teksteve si dhe varfërimi i idiomës muzikore. Gjitha këto janë tregues real i gjëndjes së mjeruar të muzikës sot.
Teksete volgare, muzikë banale me dy akorde. Një injorancë e theksuar e cila po përparon pa pengesën më të vogël nga ana e institucioneve artistike, të cilat as që e marrin mundimin ti kundërvihen kësaj barbarie anti artistike!
E bukura, me detajet e sofistikuara e cila shprehet me gjuhën e elegancës e që qëndron sipër, refuzohet nga një sistem biznesi i cili tenton të homologojë dhe të standardizojë shijet e njerëzve. Asistojmë apatikë kundrejt një neo-barbarizmi të gustove i cili ka si qëllim zhdukjen e idesë të së bukurës që qëndron lart, dhe në të kundërtën kemi promovimin e banalitetit si model referimi që zëvendëson të bukurën.
Sot, armiqtë e muzikës janë ANALFABETËT e muzikës të cilët në ndonjë farë mënyre duket sikur kanë gjetur edhe mbështetjen e Mediave të vëndit dhe “lulëzojnë halesh” plot kundërmim!!!
Dikur kishim kompozitorë të nderuar, arranxhiatorë me kapacitet të cilët drejtonin rrjedhën e muzikës, sot nuk kuptohet mirë se kush është arranxhator apo kompozitor!!! Të gjithë i thonë vetes “kompozitor” apo “arranxhator”!!!… nuk e kuptoj se me ç’të drejtë?!
… Mini Studiot që prodhojnë muzikë të cilësisë “Z” ka me shumicë, ndërsa tregu po plas nga këngët : “COPY & PASTE”!
… një numër i konsiderueshëm këngëtarësh e që vazhdimisht shkon në rritje, shohim të ndiqen nëpër rrjetet sociale Facebook apo Instagram…. por pastaj kur i dëgjon LIVE… nuk ka më tmerr!!! …
Duke parë këtë gjëndje të rrezikshme në të cilën gjëndet e implikuar një pjesë e mirë e tregut muzikor, muzikantat e vërtetë, (ato që dinë se qfarë është “zëvendësimi i tritonit” kthesa harmonike “turn around”, “ritmi Funk apo ai Kalamatiano” “Notat Blu”, “Frixhiani dominant”, “termi Pop etj) do ishte e mira të prononcohen nëpër media dhe ku të munden, për të kundërshtuar barbarizmin e shijeve muzikore.