Musa Sylejmani njihet si personazhi që ka rrokur në të gjitha dimensionet televizionin. I përkushtuar dhe i apasionuar fort mbas tij, për “Gazeta Intervista”, ai, ndan lajmin e një bashkëpunimi të frytshëm me modelen Valdete Jasharin në gjigantin mediatik “Arti TV”, të licensuar tashmë në Zvicër. Grupit të tyre do t’u bashkohet edhe një tjetër person, të cilën Musa ka vendosur të mos e zbuloj ende. Kurse ni modelja “Valdete Jashari do të jetë pjesë e projektit “Arti event” për të gjitha organizimet. Ajo do të jetë krahu im i djathtë në projekt”, është shprehur Sylejmani. Ndërkohë, Musa ka zbuluar pak kohë më parë se është duke punuar me një skuadër të jashtëzakonshme në Kosov për të sjellë filmin “Pendimi” me regji të regjisorit të famshëm Adem Kicaj brenda së cilit ka krim, dramë dhe romancë. Ai që e njeh mirë çdo skutë të thellë, e të padukshme për shikuesin, të televizionit dhe të prodhimeve kinematografike së bashku me një trup të madhe dhe të njohur aktorësh premtojnë se do të sjellin një frymë tjetër të të bërit art dhe të dhuruarit kënaqësi deri në detajet më të vogla, me të cilat pritet të vijë filmi. Eksperienca e gjatë në televizion e ka bërë Musën më të pjekur profesionalisht dhe i ka hapur shtugje të reja mendimi me dëshirë e madhe, për t’u dhuruar atyre momente relaksi teksa shijojnë një film të mirë. Në fund të fundit parësore për të është cilësia, e përsa kohë punojmë me skuadër në këtë drejtim suksesi është i padiskutueshëm.