Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Florat Qerimi, talenti i repit shqiptaro-zvicerin

Quhet Florat Qerimi dhe ka lindur më 30 korrik 1997 në Muri AG në Zvicër, dhe falë talentin të tij në muzikë është një reper dhe prodhues i hiteve në gjuhën shqipe por dhe atë gjermane. Florati është bashkëthemelues i labelit “MRM” në Zvicër. Por nëse kthehemi në historinë e familjes së tij kujtojmë se ka qenë gjyshi i reperit që kishte shkuar të punonte në Zvicër në vitin 1971, e më pas në vitin 1990 ka pasur mundësinë që të tërhiqte atje dhe familjen e Floratit dhe një pjesë të madhe të familjes. Megjithëse Florati lindi në një pjesë problematike e jo të mirë të Zvicrës, në rrugën e famshme për krime e tjera siç ishte Klosterfeldstrasse, ai u distancua nga shoqëria aty duke ndjekur pasionin e tij për futbollin dhe më vonë artet marciale, duke zgjedhur të rrinte larg telasheve dhe problemeve. Por talenti i tij për muzikën e konkretisht për repin duke u ushqyer me legjendat si Tupac Shakur dhe 50 Cent, e më pas edhe me artistët e R&B si Chris Brown etj, ishin në fillim idhuj e më pas frymëzim për të. E kështu kur ai ishte fare i ri në një ditë të bukur me miqtë e tij në makinë nisen rimat dhe tekstet e repovatja flesh që nisen të pëlqehen sidomos nga miqtë e tij përreth, deri në idenë për të krijuar labelin e repit me emrin “MRM” ( More Money). Dhe studio e djelmoshave plot pasion u ngrit në bodrumin e një blloku apartamentesh dhe u përdor për të krijuar muzikë duke lindur këngët e para si: “Vi me Benzo” dhe ” Komm mit” të cilat më pas u finalizuan në dorën e DJ A-Boom. E pikërisht përmes DJ A-Boom ( i cili ka prodhuar shumë hite për artistë të njohur si:Noizy, Era Istrefi ) reperi Florat ra në kontakt me industrinë e muzikës në mënyrë profesionale. Suksesin e madh Florati e preku me dy hitet e tij “Vi me benzo” dhe ” Komm mit” prodhim i Dj A-Boom ku numërojnë afër 1 milion shikime secila e ku ishte një super arritje për një artist nga Zvicra por me origjinë nga Kosova i cili sapo kishte filluar, apo kënga ” Eja me mua” që vetëm për një muaj arriti gjysë milion shikime. Artisti zvicerano-shqiptar ka dhënë koncertin e tij të parë më 8 Qershor 2019-të në Oberhausen- Gjermani e ku në atë natë performonte edhe e ylli shqiptar Tayna, e ku mbi 3 mijë ishin mysafirë në një super koncert organizuar nga Plisat Events. E për artistin e ri kjo ishte një super arritje e ku mediat e gazetat kosovare shkruan për të si dhe klubet e njohura në Kosovë dhe Diasporë luajnë këngët e tij. E ky artist do të ketë vërtet super të ardhme me labelin e tij ku merr pjesë, por dhe me talentin e tij dhe projektet që do të vijnë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Revista online- 20 Shkurt 2021

Next Post

Musa Sylejmani rrëfehet për bashkëpunimin e fundit, zbuloni për çfarë bëhet fjalë...!

Advertisement